• |
ide | kryesore

Koço Kokëdhima: Basha mori arratinë në Vlorë, maskarallëk!

Lajme, Të fundit



Largimi i Lulzim Bashës drejt Vlorës dhe mosparaqitja e opozitës në parlament ku votohet edhe njëherë ligji për teatrin, sipas Koço Kokëdhimës është arrati e opozitës dhe provë se Basha është i blerë nga Rilindja.

Sipas Kokëdhimës, të njëjtin qëndrim, opozita e mbajti në 17shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun tek Rruga e Kombit.

 

“Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. PD demek është kundër. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!” thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.

Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga Kokëdhima në këtë rast mbështet shoqërinë civile dhe artistët që protestojnë para parlamentit, megjithëse aty nuk është asnjë përfaqësues i opozitës.



5 Comments

  1. Me sa po shohim kjo eshte mese e vertete. Keta jane bere pale ne grabitjen dhe shkaterrimin e ketij vendi.

  2. Gjoja ky I paemer” po tregon nje gje te re !!!
    Shkaterrimi i vendit se po prishin teatrin e vjeter per te ndertuar nje te ri modern!!!
    Ta kishte bere PD-ja do kishte qene me mire ore kurve??

    Mbylle ore halen se qelbet vendin, ju sdoni shtet, por vetem qani hallin e juaj sepse u ka lene qeveria e tanishme jasht tepsise..

  3. Kokëdhima të mbyllë gojën, se edrogën e kemi peshqesh edhe prej tij.

    Basha nuk kishte asgjë në dorë për të penguar votimin e ligjit.

  4. O Koqe kokedhjeri ti je Blushi #2, dhe mos bej kot si opozitar apo po sforcohesh se je bere kaps. Shiko te paguash njerezit qe ke punesuar se ke kaq vjet qe je piramide

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *