Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë ben me dije se jane ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për nje avokate nga Tirana dhe dy persona te tjere ne akuze per korrupsion aktiv te Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim.
Sipas policise, mesohet se Krimet e Rënda kane caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit:
– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )
– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Njoftimi i plote
Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.
Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :
– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )
– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.