• |
ide | kryesore

Persekutimi i Ronaldos: Të gjithë në mbështetje të CR7, e motra akuzon ashpër: “Duan ta shkatërrojnë vëllain tim”

F1, Sport



Cristiano Ronaldo mund të jetë arrogant në lojë, egoist në fushë, por nuk është kurrë kundër rregullave. Treguesi është vetë në statistika 153 ndeshje në Champions dhe asnjë karton i kuq, deri në mbrëmjen kur Felix Brych vendosi të bëhej protagonist, duke shkatërruar debutimin më të pritur të këtij kompeticioni.

Veprimi i Ronaldos nuk ishte aspak ai që u gjykua nga arbitri gjerman, por tani portugezi rrezikon të mungojë në sfidat me Young Boys dhe Manchester United, duke kompromentuar startin e sezonit të tij me skuadrën e re, Juventus.

Të gjithë kanë dalë në mbështetje të kampionit portugez, që ka lënë fushën e lojës në lot, nga tërbimi për padrejtësinë që po i bëhej. Nga më të spikaturit ka qenë Kevin Prince Boateng me postimin e tij…Karton i kuq për çfarë…?

E motra e Cristiano Ronaldos ka rritur dozat, duke parë pas këtij incidenti një komplot që po bëhet me tendencën për të shkatërruar portugezin. “Ky është turp jo futboll. Duan të shkatërrojnë vëllain tim”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *