• |
ide | kryesore

PS rivoton ligjin për shembjen e Teatrit/ Opozita në Vlorë

Kryesore, Lajme



Maxhoranca miratoi me 75 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu ligjin special për Teatrin Kombëtar për
disa ndryshime, duke i hapur rrugë kompanisë Fusha që me anë të një ligji special (por këtë radhë pa emrin e tij) të ngërtojë 6 kulla mbrapa Teatrit Kombëtar. Pas këtij votimi i hapet rruga shembjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Deputetët socialistë votuan në bllok ( ra në sy në këtë votim ishte mungesa e Ministrit Pandeli Majko) një farsë që , pas kthimit të ligjit nga presidenti dhe paralajmërimit që kishte dhënë BE për hapjen e garës dhe konkurencës së lirë, do të lërë sërish në duart e kompanisë Fusha të drejtën për të ndërtuar Teatrin e ri dhe 6 kullat që do të lartësohen pas tij.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

Ndonëse sot u votua se ndryshimet e bëra hapin garën dhe konkurueshmërinë, si kusht për pjesëmarrjen në tendër është vendosur pasja e një marrëveshje paraprake me të gjithë pronarët privatë. Kjo do të thotë që çdo kompami që dëshiron të konkurojë duhet të bëjë një marrëveshje paraprake edhe me kompaninë Fusha shpk, e cila ka në pronësi një pjesë të truallit privat (290 m2 në një sipërfaqe prej 8 mijë metra), në të cilën Fusha duhet të deklarojë se është e gatshme që t’ja shesë tokën konkurentit të saj për ta zhvilluar sipas planeve të tyre. Nëse Fusha vendos të mos bëjë marrëveshje,  atëhere askush tjetër veç tij nuk mund të marrë pjesë në garë.

Por përpos kësaj hileje të trashë fshihen edhe plot të tjera. Kështu përshembull nëse ndonjë i marrë do të guxojë të hyjë në garë dhe do të shikojë se ajo është e trukuar, e dini ku do të ankohet????

Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që sërish ta marrë Fusha

Ligji ia jep këtë të drejtë Erion Velisë i cili paradoksalisht si kryebashkiak do të jetë edhe realizuesi i garës edhe arbitri i ndershmërisë së saj.

Ligj i mohon të drejtën pjesëmarrësve për t’u ankimuar pranë Komisionit të Prokurimet Publik, i cili është autoriteti i përcaktuar në ligj për shqyrtimin e të gjitha pretendimeve dhe ankimimeve në lidhje me prokurimet dhe tenderimet e tjera publike—Neni 78 i Ligjit për Prokurimin Publik shprehet se “kundër vendimit të autoritetit kontraktor mund të bëhet ankim në Komisionin e Prokurimit Publik”.

Por ka edhe më, nëse dikush do të ankohet për mënyrën se si u transferua trualli që i përket bashkisë së Tiranës pa një vendim të Këshillit Bashkiak, apo si u shtuan amendamentet në ligjin e rrëzuar nga presidenti Meta, pra nëse dikush do ta bëjë këtë në Gjykatën Kushtetuese, e ka të pamundur. Sepse ajo prej muaj nuk ekziston.

Ky është pra ligji special i votuar sot, që i lejon Kompanisë Fushë me bekimin e Edi Ramës të përfitojë një biznes rreth 200 milionë euro përmes 6 gradaçielave që do të lartësohen mbi tokën publike pasuri e të gjithëve.

Megjithëse basha i quajti jde terrorristë ata që do të votonin për këtë ligj kriminal, opozita nuk u përball sot në sallë me kundërshtarët e saj. Ajo zgjodhi të flasë nga Vlora për krimin.

©Lapsi.al

 

 



8 Comments

  1. Kjo tabele votimi na kujto votimin ne kuvendin e dulles, por e njejta histori po na ndjek,,,,po ata jane, e po ata votojne, si ia kerko dulla i ri.

  2. Jan shqiptaret populli me frikacak apo me pak i qytetruar,qe poshtrohet si asnje popull tjeter
    ne Bote nga qeveria e tij,e megjithate nuk ka kurajon civile te kundershtoi?Ne 2013,Erdogan
    u zbyth ne perpjekjen e tij per betonizimin siperfaqeses se gjelbert publike,”Taksim Gezi
    Park”ne Stamboll.Afro 3.5 milion turq demonstruan kunder ketij projekti,duke treguar nje
    qytetrim per tu admiruar.8 mije te plagosur,12 te vrare(9 vetem ne Stamboll)ne te gjith Turqine,
    per te mbrojtur pronen publike nga betonizimi.Shqiptaret kerkojn te behen antare te BE-s,
    por me nje qytetrim qindra vitet larg Tuqise!!!

    1. Më pak i qytetëruar, jo frikacakë, shqiptarët i ka degraduar komunizmi, dhe duke qenë injorantë edhe si pasojë e komunizmit, bile edhe dembelë, nuk bëjnë asnjë përpjekje për të kuptuar se pse ndodhen në këtë situatë dhe ju a lejnë fatin në dorë të parëve politikë të tyre.
      Mjafton të shohësh se sa parti ka në Shqipëri dhe sa është numri i të anëtarësuarve në ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *