• |
ide | kryesore

Rama merr 500 milionë euro borxh, ligji miratohet me urgjencë në Kuvend

Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Qeveria do të marrë deri 500 milionë euro borxh duke emetuar eurobond në tregjet financiare ndërkombëtare. Afati maturimit është 5- 10 vjet dhe sipas qeverisë vlerësohet si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim dhe për të zëvendësuar borxhin e marrë po me eurobond në 2015.

Për t’i hapur rrugë këtij operacioni financiar parlamenti miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrin e Financave që në emër të shtetit shqiptar të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emetuar në 2015 dhe që maturohej në 2020.

Borxhi i ri do të përdoret edhe për të rinovuar eurobondin e mëparshëm. Komisioni i ekonomisë u mblodh me urgjencë gjatë kohë kur paralelisht po zhvillonte punimet dhe parlamenti. Interesi për eurobondin e fundit ishte 5,75% ndërsa për emetimin e ri qeveria është në pritje të ofertave dhe shpreson në interesa më të ulëta.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria emeton eurobond, për të marrë borxh në tregjet kapitali. Kësaj radhë synohen zgjerimi i aksesit duke u futur edhe tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eurobondi skedulohet si borxh i jashtëm, ndërkohë deri në 2020 Shqipëri parashikon që të ulë borxhin publik në 63.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga 70 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar./tch



6 Comments

  1. shume verprim i mire sepse tani ne tregjet financiare interesi eshte shume me i ulet se 5,75%.
    Nese arrijne ti shesin keto bono me interes 3% do jete kryeveper se 5.75% interesi me te cilin jane bonot e meparshme esht shume e larte.

    Ne kete proces ka shume rendesi se cfare note na kane vene ne Banka Boterore , Standard & Poor’s , Me sa mbaj mend une eshte B+ ( nese nuk jam gabim) . Normalisht per kete vlersim perqindja luhatet midis 3,5% dhe 5 %.

    Te shohim .. nese do arrijne ti shesin te 500 miljonet do te thote se investitoret europiane e shohin me optimizem ekonomine tone. Nese pastaj nuk do arrine ti shesin te gjitha ose te marrin nje interes afer 5% atehere tregon se ata nuk kan besim tek ekonomia jone.

      1. hik o bole se duhet te te vije turp nga vetja per debilllikun qe tregon. Nuk dua te te theras _ar se kam frik se e ofendoj ate te shkretin.
        bythqir

  2. Per te pastruar parate i mori borxh ato euro -edvin psikopati-ose nuk ju dilnin leket per te paguar -te -pa emrit e ridhjerjes -qe jane perhapur kudo si gajduret e Verdoves dhe gajdureeeet e Staroves.

    1. O stalin , mos e bej pis cdo lajm o burr i dheut. Ketu po flitet per finance jo per politike. Edhe po te ishtene pushtet ai Lulushi jot, shume mire do bente ti nxirte ne treg keto eruobont. Nese arrihet te shiten me 3% ketu fiton ne rradhe te pare populli se do zevendesoje borxhin qe kishte 5.75% me nje borxh qe e ka interesin pershumbull 3%.

      Mos e dhit cdo lajm o burr se je ber si debil, nuk le lajm pa e qelbur.

  3. O –Beso=ti mund te jesh financier shum i mire dhe mund ti sherbesh shume kesaj qeverie andonje shoqate po keto mos i shkruaj ne portalin e Lapsit-po bej disa shkrime botoi tek fletushka Tema -e Mero Gelbazes ,tek gazeta -Sot-,tek -DITA-tek -Shqiparja .Com-me kuptove se ketu ne portal ti nuk i shkruan se i di fundin ekonomise,financave dhe procedurave bankare ,te bursave .Ketu behet politike more shoku Beso .Sepse deri dje ai i gjati -Skizofren -na ka derdellitur -borxhi ,borxhi ,na e lane keshtu ,na e lane ashtu Me qense na dhe disa leksione nga ekonomia e kontabilitetit na thuaj sa eshte rritur borxhi i ketij vendi qe nga 2013 me ardhjen ne pushtet keta pushtat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *