• |
ide | kryesore

Video/ Europa League nën diktatin e Arsenal, Higuain shpëton Milanin

F1, Sport, Video



Arsenal dhe Milan nuk gabojnë në debutimin e tyre në Europa League, po nëse londinezët shkatërrojnë plotësisht Vorskla në Emirates, kuqezinjtë i kanë shpëtuar turpërimit në Luxemburg vetëm nga një gol i Gonzalo Higuain.

Nuk mungojnë surprizat edhe në ndeshjet e mbrëmjes me Salsburg që imponohet në derbin e Red Bull, apo Spartak Trnava që thyen 1-0 Anderlecht. Sukses i fortë i Dinamo Zagreb përballë Fenerbahce. shkatërrohen turqit në Kroaci 4-1, duke bënë në pikëpyetje pretendimet e tyre.

Favoritët pothuaj fitojnë të gjithë, ndërsa zhgënjen Olimpiacos në shtëpi, i bllokuar në Pire nga Betis. Në Grupin A, Bayern Leverkusen mori fitoren në transfertën e Ludogorets, ndërsa Celtic mund në derbin nordik Rosenborg.

Arsenal udhëhiqet nga Aubameyang në Emirates në fitoren 4-2 ndaj Vorskla. Londinezët në fakt e siguruan fitoren, me pokerin e shënuar, por më pas ulën ritmin dhe lejuan ngushtimin e diferencës me golat e Chesnakov e Sharpar.




REZULTATET E NDESHJEVE
Europa League – Grupi A
AEK Larnaca 0 – 1 FC Zuerich
Ludogorets Razgrad 2 – 3 Bayer Leverkusen
Europa League – Grupi B
Celtic 1 – 0 Rosenborg
RasenBallsport Leipzig 2 – 3 Salzburg
Europa League – Grupi C
FC Koebenhavn 1 – 1 Zenit St. Petersburg
Slavia Prague 1 – 0 Bordeaux
Europa League – Grupi D
Dinamo Zagreb 4 – 1 Fenerbahce
Spartak Trnava 1 – 0 Anderlecht
Europa League – Grupi E
Arsenal 4 – 2 Vorskla
Sporting CP 2 – 0 Qarabag FK
Europa League – Grupi F
F91 Dudelange 0 – 1 Milan
Olympiacos 0 – 0 Real Betis



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *