• |
ide | kryesore

Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

2, Ide



Pas votimit të 75 deputetëve socialistë, Edi Rama tregoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i dhuron 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës.

Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit, e rëndësishme është të kuptohet se PS luajti dy herë një shfqe që kishte në fund të njëjtën finale. Ajo miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës, me emër personal, ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike, që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës.

E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar, të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim edhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim duke organizuar një konkurim fallco.  

Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdokënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që të përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë?

Lexo më tej mbi temën:

Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që sërish ta marrë Fusha

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare.

A ka më kuptim që ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike që pastrojnë Shkëlqim Demir Fushën?  

A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bënte vetëm ai?

A ka më sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë?

Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese?

Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur.

Në një vend normal ky do të kish qenë qëllimi final i një opozite. Këtu puna e saj do të kishte përfunduar. Pjesa tjetër do ti takonte njerzve që tashmë ishin ndërgjegjësuar për atë që po ndodh. 

Por situata aktuale nuk është normale, sepse jemi përballë një qeverisjeje që e ka ndarë mendjen të thotë do i marrim ato miliona, qoftë me garë, qoftë pa garë. Dhe kjo sjellje, që nuk quhet thjeshtë korruptive (sepse korrupsioni ka kijdesin për tu bërë fshehtas), por i ngjan një grabitjeje pa maska, e pozicionon opozitën përpara një detyrimi tjetër: T’i vërë shkelmin këtij sistemi, ku po përdoret vetëm si fasadë. T’i braktisi të gjitha institucionet dhe ta bëjë lufën nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi.

Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.  

Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Të zbresi te njerzit. Të zhvishet nga pesha e mandateve dhe të njëhsohet me ta. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar se nuk ulëret kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë kryeministrin “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme.

Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçkaje. Ajo e vendosi edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i hapur sytë njerëzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Bravo t kjoft qi fillove prape me keshillat per ngritjen e qadres nr 2.Revolucioni I tetorit po nxef motoret o daku .Ju jeni estrade komplet tamam si ish estrada ( ish teatri i metropolit).

  2. Teatri eshte gure prove per Demokracine,per shoqerine civile,por sidomos,per te djathten shqiptare.
    Shembet Teatri,shembet e djathta(PD-ja),e cila nuk i fiton kurre zgjedhjet e ardhshme,dhe Lulzim Basha
    do te hy ne histori,si politikani me i deshtuar.Me shembjen e Teatrit,varroset edhe qytetaria shqiptare
    pergjithmone .Protestat jo te dhunshme,kan trimeruar skuthin Rama(qe megjithese 2 m Burre,ka henger
    shpulla edhe ne moshe te madhe,dhe jo qe nuk ka guxuar te kthehet,por ka ikur kokulur)qe nuk kupton
    gjuh tjeter,perveç se dhunes.Ne krye te Shtetit shqiptare,eshte antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave,
    ai qe ben marrveshje te fshehta me greket dhe me mikun e tij Vuçiç per zvoglimin e territoreve shqiptare,
    Edvin Rama,qe edhe Esad Toptani duket patriot para tij.Fjalet mbaruan,ata qe u than nuk kan me vlere,
    banda e gangsterave ka uzurpuar pushttetin ;-çfar mbetet per tu bere,kur ne krye te nje populli,jan armiqt e tij?

    1. I ke të sakta të gjitha, përveç pjesës për Esat Pashën, që krahasuar me Ismail Qemalin që bënte marrëveshje me grekun, Esat Pasha e mbrojti Shkodrën nga malazezët me sakrifica të papërfytyrueshme deri kur nuk u kishte mbetur as armë, as, municion lere pastaj që ushqimet kishin javë që ishin mbaruar.

      Nga vepra e Ilir Ikonomit për Esat Pashën.

      edvini nuk krahasohet as me më të keqin politikan edhe në vendet mëtë humbura, e jo me Esatin që ishte luftëtar i vërtetë, ndërsa edvini lapangjoz i vërtetë që lidhet me të fortë për tu ndjerë edhe vetë i tillë.

      Prandaj vetëm dhuna e shpëton këtë vend nga projekti i diktaturës së edrogës.

    1. “Antirilindas, Antikomunist”,un do te sugjeroja edhe Librin”Kujtime,Nga fundi i sundimit osman
      ne luften e Vlores”,te bashkohesit,dhendrit te Toptaneve,intelektualit te jashtzakonshem,Syrja
      Vlores,se çfar opinionesh jep per Esad Toptanin.Historia eshte dokumente.Por,krimet e Enver
      Hoxhes,nuk jan dokumentuar te gjitha,prandaj bashkohesit,bashkejetuesit, jan shpesh thesar,
      ndryshe nga dokumentet e kalencarive,qe japin vetem anen zyrtare dhe jo ate qe luhej mbrapa kulisave.Syrja Vlora e sulmon Esad Toptanin,ndersa djali i tij,gjithashtu nje intelektual i jashtzakonshem,Eqerem Vlora,i mban anen Esad Pashes ne Librin e tij”Kujtime 1885-1925″!
      Jan dy Libra,qe ja vlen ti lexosh(un i kam rilexuar).Tung.

      1. Edhe Eqerem Bej Vlora, pavarësisht se e stigmatizon Esat Pashën me ironi apo humor është shumë larg mënyrës se si është trajtuar në kohën e diktaturës qoftë nga historianët ashtu edhe shkrimtarë të ndryshëm., madje vazhdon edhe sot, ndërsa Syrja Bej Vlora e ka pasur rival dhe rivali në shek 19 sulmohej me të gjitha mjetet vdekjeprurëse.

        Kënaqësi që bëmë pak debat.

  3. Esat pasha qe eshte heroi I serbise,qe eshte varrosur ne varrezat serbe ne paris ,qe ndihmoi
    depertimin e ushtrise serbe ne shqiperi dhe I mbrojti qelbesirat serbe qe masakruan mijera shqiptare nga sulmet e ” kacakeve shqiptare” na qenka trajtuar keq nga historiografia komuniste ??!!A jua shalofte gomari serb prapanicen ju more mbeturina antishqiptare.

      1. Nje komunist ka ngelur ne Shqiperi sal rahm brrish! Te tjeret jane pleqte qe morren pjese ne luften e dyte boterore kunder okupatoreve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *