• |
ide | kryesore

Arta Marku reagon pas ‘furtunës’ në Prokurori: Çfarë po ndodh me dosjen “Tahiri” dhe “Shullazi”

Lajme, Të fundit



Arta Marku ka reaguar pas padisë së opozitës se ka larguar në mënyrë të paligjshme prokurorët që po hetojnë çështjen “Tahiri”, dhe nisjes së hetimit disiplinor për 10 prokurorë, që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit për çështjen “Shullazi”.

Opozita padit për shpërdorim detyre Arta Markun: Largoi prokurorët e çështjes Tahiri 

“Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.” – shprehet Marku.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, tregon të vërtën e saj për përplasjet me prokurorët dhe vartësit, të vërtetën e kësaj situate siç thotë ajo të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më tej ajo deklaron se çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.

DEKLARATA E KRYEPROKURORES: 
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Të dashur qytetarë,
Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.

Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.

E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.

Të dashur qytetarë,
Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.

Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.

Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.
Faleminderit!
Arta Marku
PROKURORI I PËRGJITHSHËM I PËRKOHSHËM



11 Comments

  1. Fjale boshe. Prokurorët e tjere bazuar ne ligj, dhane nenet dhe pikat e shkeljes se ligjit,ndersa ne kete deklarate lexoj vetem poezi

  2. Problemi eshte qe kur prokurori krimeve te renda trembet, i shmanget pergjegjesise qe ka, njeri semuret tjetri zhduket , tregon qe krimi ka marre nje revansh te jashtezakonshem karshi shtetit. Duhet me ja qare hallin , cdo polici, prokurori , gjykatesi qe perballen me krimin, se sot jane me te pambrojtur se kurre. E gjithe kjo sepse, eshte vete politika,qe i jep krahe ketyre elementeve me rrezikshmeri kaq te madhe kriminale. Kushdo kriminel qofte, nese nuk ka suport politik, keputet para shtetit dhe perfaqeuesve te tij.
    Por sidomos me ardhjen e Rames ne pushtet, situata sa vjen e behet me shume kaotike. Krimi eshte fuqizuar financiarisht dhe politikisht. Mbase se dine, por shullazet dhe nga burgjet , kercenojne prokuroret me ushtaret e tyre jashte, drejtojne trafikun nga brenda burgut, vene gjoba, komunikojne lirshem sikur te jene ne shpi te vet. Dhe ne themi pse zhduken prokuroret!! Zhduken se me kete qeveri, nuk kane siguri per familjen dhe jeten e tyre, se jane te shitur nga shteti. Kjo eshte e verteta, ndaj ky legen kryeminister duhet te zhduket 1 ore e me pare, se po i krijon nje dem te jashtezakonshem kesaj shoqerie.

  3. Recitim bosh, fjale te pergjithshme, bla bla bla, je aty per te zgjidhur problematikat e administruar institucionin e jo per te krijuar ato. Te heqesh prokuroret ne fund te gjykimit dhe ta shesesh kete si lufte kunder krimit, qenke bere me politikane se politikanet per ta dredhur muhabetin

  4. duket dora virtuoze e zyres se shtypit te arta artistes. ekipi fabuloz te le pershtypje maksimale per vertetesine e arta artistes..
    qe jan aty gabimisht

  5. Kjo flet si me qene pronare clubi!club Musike tallava, cfare kjo qe te hetoje te tjeter ose ti heqi nga puna! Ptu fare poshter pljelle komustistesh

  6. Pa aftesia, dhe detyra e mare nga kjo si prokurore e pergjitheshme e perkoheshme, eshte me se ligjore, qe kjo nuk ka te drejte e kopetence ligjore te beje keto manovra ne institucionin e prokurorise. Ketu qendron dikushi, e forca e atyre qe e moren si te fundit ne pa aftesi, dhe na e bene prokurore te pergjitheshme, e vete se keshtu e komandojne, e kane marionete kete guake ne politikat mafioze qe ndjek kjo qeveri. Kjo duket si nje bibe qorre, qe lexo, e propagando ato qe ia bejne gati. E me keta ky skallopi i qeverise na thote qe po behet drejtesi. Me kesi njerezish, monstra, servile, guake, asnjehere nuk do kemi drejtesi te paster e ligjore demokratike, por shtremberim, e deformim, Mos prisni drejtesi nga hunjt e shtrember te rilindjes, e nga ata qe i ve ne pozite ky pushtet.

  7. Arta Marku Puka nuk ka reaguar. Kto jane perralla. Ajo ka treguar se nuk din te komunikoje. Edhe ne Vetting nuk u paraqit. Sepse nuk din te komunikoje. Kane reaguar ata qe jane pas saj. Kete e besojme.

  8. Keto jane veprime Drejtoreshe. U katandis Peokuroria si Drejtori, dhe prokurore, ku karriken ia ve dhe ia heq Drejtoria. Pune dreqi.

  9. motra e jozefine e tezja e mersila sodes keto prer para puthin edhge zhelet e enver hogjes per se vdeluri si berti.

  10. Mos te hypte nje femer katunare si kjo persiper se te merr shpirtin. Thame se shpetuam nga Lenka Cukot, por fatkeqesisht historia perseritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *