• |
ide | kryesore

Basha: 5 grupe kriminale kërkojnë shkëmbimin e territorit Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë diplomacinë duke ashpërsuar gjuhën për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. “Propozimi për shkëmbimin e territoreve është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i pesë bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër”, u shpreh Basha.

Cilat janë këto banda kriminale që mbështesin shkëmbimin e territoreve? Kreu i demokratëve nuk përmendi asgjë konkrete, por shtoi se pretendimet për mosfunksionimin e territorit të Kosvës janë vetëm një alibi.

“Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë alibia e fundit për mosfuksionim të territorit të Kosovës bie”, tha Lulzim Basha.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi nga studioja e emisionit “Opinion” se kjo është një çështje tejet serioze dhe është një moment historik që mund ti vijë Kosovës njëherë në 30 vjet.

Kryeministri citoi edhe ish-Presidentin Ibrahim Rugova që fliste për shkëmbim territoresh në vitin 1992, por nuk dha një përgjigje të qartë për qëndrimin e tij nëse mbështet këtë ide. Gjatë intervistës, Rama insistoi se korrigjimi i kufijve duhet të jetë një hap me një qëllim të caktuar që do ta çojë Kosovën përpara.

Propozimi për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është hedhur fillimisht nga Presidenti Hashim Thaçi. Por kjo ide është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po kaq kundërshtohet dhe nga opozita në Shqipëri.



5 Comments

  1. Pozita shqiptare rilindase, qe ka perfaqesuesbashkepunetorin, e mikun me te mire ne ballkan, Vucicin( e ka pranuar vete, dh biles me aqe takime qe ka bere nuk na ka thene asgje), sepse ky i ben mareveshjet me serbine, sikur te jete kryeminister i kosoves, e kete e ka nga megallomania, e idiotizmi i paraqitjes se ketij kallemi sikoke ballkanike, por harron qe eshte CARAC.

    1. O Stalin.. Te pakten per kete ceshtje mos komento se nuk eshte per nivelin tend . Eshte loje shume e thelle dhe asnje shqiptar nuk po ben tradhetarin. Secili po e luan rolin e tij meseemiri ne kete loje nervash , interesash , bllofi midis Rusise dhe Amerikes.

      Kurse mendja jote prej injorante eshte shume vogel per te pare vertet se sa e madhe eshte ceshtja.

      Merru me tenderat, korrupsjonin , arrogancen etj et etj .. por jo me kete ceshtje .

      Ta shkruajta dhe dje mos e bej cdo lajm pis.

  2. Keto dite duket qe eshte shtuar ndjeshem influenca ruse shuma te medha me euro jane shperndare neper portale komentues gazetar dhe politikane,por pjesen e luanit e paska mare luli me kete qe ka thene sot doli zbuluar.te jete e vertete kjo qe thote ky manekin ato bandat ja presin Bibi-lushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *