• |
ide | kryesore

Cahill: “Në janar mund të largohem nga Chelsea”

Sport



Lamtumirë kombëtares angleze në fund të gushtit, lamtumirë e mundshme nga Chelsea në janar. Një kthesë e dyfishtë në karrierën e Gary Cahill. Një kthesë, e cila sipas asaj që po ndodh në Londër, duket shumë e mundur të ndodhë.

Ish-mbrojtësi i Aston Villa dhe Bolton, 32-vjeç, konsiderohet nga Sarri si një zgjedhje e dytë. Më keq: i tepërt. Aq sa në këto javë të para të Premier League nuk ka qenë kurrë as në stol. Udhëtimi i tij i vetëm me skuadrën daton në ndeshjen e Europa League të fituar në shtëpinë e PAOK, por pa shkelur në fushë. Një situatë që nuk mund të vazhdojë më për një fitues si ai.

“Kam kuptuar se ndonjëherë duhet të marrësh vendime të forta, sepse futbolli nuk pret. Nëse gjërat mbeten kështu, me shumë mundësi po, mund të largohem në janar. Chelsea do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës time futbollistike. Kam respekt maksimal për të gjithë këtu”, tha Cahill për “Daily Mirror”.

“Skuadra po ecën mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Por duke qenë se kam luajtur prej 6-7 vjetësh një rol parësor, është e vshtië të pranojë këtë situatë”, vijoi Cahill.

Asnjë polemikë në çdo rast ndaj Sarri-t, i cili ndryshe nga bashkëpatrioti i tij Antonio Conte, nuk po e konsideron fare lojtarin: “Nuk i kam folur ende për këtë situatë. Besoj se do ta bëj së shpejti”.

Dhe akoma: “Gjëja më e rëndësishme është skuadra, por unë duhet të mendoj edhe për situatën time në të ardhmen. Të mos luaj gjatë gjithë sezonit duket shumë e vështirë. Gjithçka vjen gradualisht dhe ka një konkluzion. Unë kam patur gjithmonë dëshirë të luaj futboll, nuk jam dikush që pranon në mënyrë pasive të mso luaj. Të luaj për mua është gjithçka. Karriera jonë është e shkurtër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *