• |
ide | kryesore

Çështja Shullazi, caktohen emrat e grupit të prokurorëve

Lajme, Të fundit



Pas kaosit të shkaktuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda të Tiranës është përcaktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqjes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit. Njoftimi është bërë nga prokuroria që u përfshi nga një amulli për shkak të largimit të prokurorëve të mëparshëm, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.

Emrat gjithsesi nuk janë bërë të ditur, por kjo çështje shkaktoi thuajse shkrirjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi 10 prokurorë morën masë disiplinore, ndërsa 3 prej tyre u transferuan nëpër rrethe.

Gjithsesi emrat e prokurorëve nuk janë publikuar deri në seancën e radhës së kësaj çështjeje gjyqësore. Më herët, Ened Nakuçi, prokuror i Krimeve të Rënda u largua jashtë vendit me justifikimin se është sëmurë, ndërsa ambasadori amerikan deklaroi se ky prokuror është kërcënuar nga Shullazi.



2 Comments

  1. ESHTE RASTI I VETEM QE PROKURORET KANE FRIKE TE JAPIN PRETENCEN PER NJE GRUP KRIMINAL,DHE KJO NDODH NE KOHENE QEVERISE RAMA,NE KETE KOHE KUR KRIMI DHE PUSHTETI JANE NE NJE LLOGORE.SHQIPETAREVE JU KANE MBETUR DY RRUGE NE KETE KOHE: OSE TE ULIN KURRIZIN OSE TE BRAKTISIN VENDIN.KOHA KA TREGUAR SE JEMI NJE POPULL I PAAFTE QE TE VENDOSIM VETE PER JETEN TONE

  2. Ti i pa emer. Harrove ceshtjen e dritan dajtit ne QEVERISJEN BERISHA. Sa kujtes te shkurter kan disa kur u intereson. Na jep dhe versione o te ulim kurrizin ose te largohemi. JAM MESE I BINDUR QE NJE MAS E MADHE E KOMENTUESVE KETU JAN TE VEN. DHE SHKRUAJN PER TE KRIJUAR KLIM NEGATIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *