• |
ide | kryesore

E paprecedent/ Grushte dhe shpulla në zyrën e shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit

Pas nisjes se hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe transferimit te tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”, ata janë përplasur edhe fizikisht me eproren e tyre Donika Prela.

Siç dihet, pak orë pasi janë njohur me hetimin disiplinor të nisur kundrejt tyre, 10 prokurorët kanë shkuar të enjten pasdite në zyrën e drejtueses së prokurorisë së Tiranës Donika Prela për të kërkuar shpjegime se përse janë penalizuar dhe transferuar në detyrë.

Sipas Vizion+ përplasja ka ndodhur rreth orës 18:00, pasi Prela nuk i ka pritur koleget e saj. Për këtë shkak ata kanë hyrë me forcë në zyrë. Të njëjtat burime thonë se Prela u ka kërkuar të dalin jashtë, madje ajo ka kërkuar edhe ndihmën e forcave te rendit.

Raportohet se ka pasur tone të larta, fyerje mes prokuroreve deri tek degjenerimi i situatës në përdorimin e grushteve dhe shpullave mes drejtues se prokurorisë së Tiranës Donika Prela dhe një prokuroreje emri të cilës nuk është bërë i ditur.

Fillimisht për të qetësuar gjakrat mbërriti në vendngjarje policia e shtetit dhe me pas drejtuesi i saj Ardi Veliu. Krimet e Renda reaguan zyrtarisht mbi këtë çështje duke përgënjeshtruar lajmin se ka pasur tensione apo hyrje ne zyre te drejtueses Prela.

7 Comments

    1. Kush ia përmend emrin Sali Berishës pa qenë në shkrim ia qiftë Sali Berisha nanën.

    2. Leje me vetingun se eshte bo pislliku modh…Keto jane per te shpetuar qelbesirat e Rames qe po vjedh Shqiperine me militantet si ti…

  1. Ca pret nga kamikazet e punistit xhafa. Ashtu e kane praktike .virtuozet e arta markut te hane mune,por xhafa dergon policine dhe rreh prokuroret. Bastard

  2. Nuk eshte e vertete cfare shkruhet me lart. Ai qe perdor termin kamikaze nuk besoj qe ja din kuptimin, keto jane lajme portalesh qe kopjojne njeri tjetrin dhe nuk bejne asnje verifikim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu