• |
ide | kryesore

Eminem thumbon Rihannën në këngë,të reja mbi lidhjen e tyre

Paparazzi, Slider



Kënga e re e reperit, e cila është në fakt përgjigja që ai i ka dhënë diss-i të “kundërshtarit” të tij Machine Gun Kelly, thotë shumë gjëra por ajo që ka ngritur shumë pyetje për fansat e tij është një pjesë ku ai përmend dhe Rihannën.

Në tekstin në fjalë ai thotë se “Rihanna sapo më dërgoi një mesazh, mbrëmjen e kaluar i lashë disa shenja në qafë” duke ju përgjigjur kështu pjesës së këngës “Rap Devil” ku MGK i thoshte “Ti je ai i cili kishe frikë ti kërkojë Rihannës numrin e saj”. Arsyet pse fansat janë konfuzë janë dy. E para është se pse ishte e nevojshme që dy reperët të përmendin dhe artisten e hitit “Diamonds” në luftën midis tyre. Dhe e dyta e më e rëndësishmja çfarë është duke ndodhur në të vërtetë mes Eminem dhe Rihannës, a do të thonë fjalët e tij që ata frekuentojnë njëri tjetrin.

Komentet kanë qenë të shumta  sidomos në rrjetin social Twitter ku njerëzit kanë thënë se nuk mund ta injorojnë faktin që diçka është duke ndodhur midis tyre ndërkohë që për disa të tjerë nuk është çudi sepse Rihanna ka thënë gjithmonë se “Eminem është një nga njerëzit e saj të preferuar në botë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *