• |
ide | kryesore

Ish bateristja akuzon Beyonce-n,’Më ka bërë magji’

Paparazzi, Slider



Ish-bateristja e saj, Kimberly Thompson ka ngritur akuza të rënda ndaj këngëtares me famë botërore Beyonce. Sipas Thompson, këngëtarja i ka bërë “magji të zezë” e për këtë ka kërkuar edhe një urdhër ndalimi, por që i është refuzuar nga një gjykatës duke i konsideruar si të pavërteta pretendimet e saj.

Kimberly nuk ndalet dhe shprehet se ka qenë Beyonce e cila i ka vrarë macen dhe i përgjonte telefonin, si dhe i kontrollonte financat e saj. Situata është krijuar kur këngëtarja ishte gjatë turneut të saj OTR II në vendlindje (Hjuston), së bashku me bashkëshortin Jay Z .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *