• |
ide | kryesore

Justin probleme me shëndetin, fansat e shqetësuar (Video)

Paparazzi, Slider



Një video e postuar pak orë më parë u bë menjëherë virale pasi fansat e kanadezit Justin Bieber u shfaqën shumë të shqetësuar.

Teksa po takonte disa nga fansat e tij rrugëve të Manhatan-it, Justin nisi të dridhej dhe të përqafonte një fanse në mënyrë shumë të çuditshme.

Ata që kapën videon dhe e postuar në Twitter rrëfyen se Justin po sillej shumë çuditshëm dhe kjo nuk ishte një mënyrë talljeje apo humori nga ana e këngëtarit por në fakt dukej se ai nuk ishte në gjendje të kontrollonte trupin e tij.

Kjo video megjithëse vetëm 19 sekonda, ka bërë që publiku të shprehë opinione të ndryshme rreth këtij momenti. Disa mendojnë se Justin ka dashur të trembë fansat dhe të vazhdojë me shëtitjen e tij ndërsa disa të tjerë mendojnë se këngëtari mund të ketë qenë nën efektin e ndonjë substance narkotike.

“Daily Mail” ka kontaktuar përfaqësuesit e këngëtarit për të reaguar kundrejt kësaj video-je por askush nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke e bërë situatën edhe më të dyshimtë.

https://www.youtube.com/watch?v=ivdYY7i19gg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *