• |
ide | kryesore

Juventus, United e Milan “me gisht në gojë”, Tare konfirmon rinovimet e Immobile e Milinkovic Savic,

Sport



Në kampin e Lazios gjithcka vërtitet rreth rinovimeve të rëndësishme me Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka sqaruar strategjinë e klubit për të mbajtur dy pedinat e rëndëishme edhe në të ardhmen. “Është çështje ditësh që Immobile dhe Milinkovic-Savic të rinovojnë. Akordi është arritur prej kohësh dhe mendoj se do të finalizohet javën e ardhshme”, tregoi Tare.

Një goditje për gjigantët Europës, Manchester United, Juventus e Milan që u interesuan shumë për serbin në merkaton e verës. Në anën tjetër Immobile vazhdon të shënojë për Lazion: 9 gola në 10 ndeshjet e fundit të Europa League. Sulmuesi shënoi 29 gola në 33 ndeshjet e Serie A sezonin e kaluar, duke qenë një nga lojtarët më produktiv në Itali.

Në kampionat ndoshta gjërat nuk kanë shkuar mirë për Lazion, por në Europa League skuadra u shpreh në nivele të larta, edhe pse tekniku Inzaghi kishte aplikuar ndryshime të mëdha në formacion. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është i bindur se Lazio do të bëjë një sezon të madh.

“Jemi në një pozicion të pazakontë, vitet e kaluara kemi qenë surpriza ndërsa këtë vit kemi deklaruar se duam të jemi protagonistë. Kemi hasur vështirësi, por duhet patur parasysh se kemi luajtur kundër Napoli e Juventus. Jam i bindur se do të bëjmë një sezon të madh”, përfundoi shqiptari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *