• |
ide | kryesore

Kapet banda e grabitësve shqiptarë, autorë të 24 vjedhjeve në apartamente

Lajme, Të fundit



Shkatërrohet një grup hajdutësh shqiptarë në Itali, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 të rinj. Grupi i të rinjve akuzohet për vjedhje apartamentesh. Mediat italiane raportojnë se për shtetasit Klodian Illi, Klevjan Musaku, Kreshniku Ku si dhe Xhoni Cani është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Aksioni në fjalë u krye nga policia e Bolonjës.

 ‘Il restodelcarlino’ shkruan se shqiptarët, 19 deri në 31 vjeç, akuzohen se nga nëntori i 2017-ës deri në shkurt të 2018 për 24 vjedhje. Ata vepronin kryesisht në zonën e Bolonjës, ndërsa dëmet e shkaktuara janë nga 3 mijë në 20 mijë euro për çdo rast.

Po ashtu thuhet se 4 shqiptarët nuk vepronin gjithmonë bashkë gjatë vjedhjeve, por të ndarë në 2-3 persona. Ndërkohë që hetimet filluan në nëntor të vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *