• |
ide | kryesore

Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës që u arrestua në Tiranë

Kryesore, Lajme

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Policia ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar, por mësohet nga burime të lapsi.al se arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Momenti i shoqërimit në policinë e Tiranës për Safet Bajrin

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme.

Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

15 ditë më parë në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për gazetarin Artan Hoxha në Report TV, Bajri deklaroi se ishte larguar drejt Belgjikës për të kërkuar azil politik, kërkesë e cila i ishte refuzuar. Ai mohoi akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin belg.

Ai tha se herën e parë ishte arrestuar gjatë kohës që punonte si roje në të zezë në një lokal, kur policia bastisi vendin dhe arrestoi pronarin së bashku me stafin.

Bajri pretendoi në intervistë se autoritetet belge kishin falsifikuar dosjen duke e shndërruar atë në kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucioni.

Por ish-kryeministri Sali Berisha në disa komente e ka konsideruar atë si një person të lidhur me trafikun e drogës me mbështetje nga deputetë socialistë në Shkodër.

“Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve! Polici dixhital denoncon: Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit! Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!” – shkruante Berisha që publikonte edhe një SMS të një personi që thotë se është punonjës policie.

“Ka disa dite qe shteti belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve…” – thuhej ndër të tjera në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

13 Comments

  1. Doli arrestimi per te heq vemendjen nga arta artistja me veprat e saj kontemporane….ne kundershtim me PPP????? . Me siguri Lu reformatori po shijon valixhet e marra nga shqiperia dhe qesh me arta artisten qe e beri prokurore te pergjithshme

  2. Sepse kam përshtypjen se është thjesht luftë kundër veriorëve, jo se e justifikoj krimin dhe kriminelët, por për këtë Bajrin vonë kemi filluar të dëgjojmë, kur nga krimi në Jug të shqipërisë kemi emra që në 2013.

    1. O idiot kur nuk thotë xhafa e edvini për vëllezërit, saje qorri për kushërinjtë çfarë mutin pret të flasë Sali Berisha, për një rast që akoma nuk ka akuzë.

    1. Kur gjykata eshte ne duart e kurves rilindje o ti kelysh ferrash i pa emer akuzat nuk merren si te qena, o qen rrugesh o zgjebosur.

  3. Per te gjitha nenat e vajzat e rrembyera ne Shkoder e derguar per prostitucion ne Perendim (disa te vdekura sot) i lumte Policise se Shtetit e nderkombetareve! Politike mos ushtro presion per kesi njerezish qe duhet te kalben ne burg sepse nuk ka denim me vdekje. Gjykata zbatoni ligjin. Ka nje Zot atje siper per ju.

  4. Po luli ku eshte nuk foli as nje fjale ka dale shetitje,ky foli dhe per teatrin as voltana nuk flet,pse e kane qepur gojen keta,cfare halli kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu