• |
ide | kryesore

Kush janë futbollistët që nuk patën nevojë për sportin për tu bërë të pasur

Sport



Futbolli është parë gjithnjë si një mundësi për tu bërë i pasur. E megjithatë ka lojtarë që nuk e kanë gjetur shpëtimin tek topi, përkundrazi. Ka nga ata që ishin komod në jetën e tyre që më parë e ka nga ata që ishin edhe pasanikë përpara e të bëheshin futbollistë të famshëm:

Pesë futbollistët më të famshëm që pasurinë nuk e kanë nga sporti;
Gianluca Vialli. Futbollisti ishte multi miliarder. Fëmijë e një prej familjeve fisnike kremaske dhe rritur në një kështjellë. E me shumë mundësi tani, ish-sulmuesi i Sampdorias, Juventus e Chelsea mund të blejë të paktën edhe një tjetër.

Nga një kapiten simbol tek një tjetër. Gerard Pique. Qendërmbrojtësi i Barcellonës nuk ka patur kurrë nevojë për para: i ati është avokat dhe sipermarrës i suksesshëm, e ëma drejton një qendër spitalore. Përvec se ishte miliarder, është martuar edhe me Shakira një që vetëm paratë nuk ka problem.

Mario Goetze, futbollisti që hyri në historinë e futbollit gjerman se i dhuroi titullin e katërt botëror Gjermanisë është biri i një prej profesorëve universitarë më të famshëm në Gjermani. Profesor Gotze jep mësim në Universitetin e Dortmund dhe është edhe bashkëpunëtor shkencor e universitetit prestigjoz të Yale.

Edhe Maestro, Andrea Pirlo, ka luajtur futboll pa presionin se duhet të cante me cdo kusht për të fituar jetesën. Ndoshta kjo shpjegon pse iu desh pak kohë të pushtonte mesfushën e Milan e më pas të Juventus. I ati është një biznesmen i afirmuar në Brescia. Grupi Pirlo zotëron ndërmarrje të ndryshme dhe të ardhura që shkojnë përtej 70 milionë euro.

Nga një kampion bote tek një kampion Europe. Edhe Oliver Bierhoff ka një prejardhje që do ta kishte lejuar të kishte një jetë të pëlqyeshme edhe nëse nuk do të bëhej futbollist. I ati është themeluesi i një kompanie të rëndësishme energjitike. Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Gjermanisë dhe Milan ka patur madje edhe aftësi për të bërë punën e të atit dhe ishte ndër të parët që u laureua në vitet ’90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *