• |
ide | kryesore

Manchester City, Guardiola: “Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje”

Sport



Në një konferencë për shtyp, para takimit mes Cardiff dhe Manchester City në Premier League, të shtunën në orën 16:00, Pep Guardiola ka folur për momentin e ekipit të tij.

Ndeshja e humbur 2-1 me Lyon në Champions: “Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje, pse duhet të kërkojnë falje? Ata vrapuan, luftuan, u përpoqën të ktheheshin, por ky kompeticion ndëshkon gabimet që bëni. Ne bëmë shumë gabime dhe ata na dënuan. Por nuk duhej të kërkonin falje, ata dhanë maksimumin”.

Kthimi i De Bruyne: “Kam folur me mjekët dhe më thonë se është në rregull, por unë nuk e di. Do të shohim. E rëndësishme është që kur të kthehet, do të jetë në formën optimale”.

Për Benjamin Mendy: “Ai është ende i dëmtuar, ka një problem me kockën e këmbës”.

Zgjatja e kontratës së Aguero: “Ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin, nuk e di nëse do të përfundojë karrierën e tij këtu, por është mirë që zgjodhi të qëndrojë me ne. Nuk e binda, vendosi vetë. Lojtarë si ai, Vincent [Kompany], Davidi [Silva] vendosin dhe e tregojnë çdo ditë në seancën stërvitore angazhimin e tyre. Unë e vlerësoj shumë këtë, kështu që faleminderit dhe jam shumë i lumtur që ai do të qëndrojë 10 vjet në klub “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *