• |
ide | kryesore

Mbi 94 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani

Planet



Së paku 94 njerëz kanë humbur jetën nga fundosja e tragetit në LIqenin Viktoria, në Tanzani.

John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, tha se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.

Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit.

Por, tragete të tillë janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.

Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, tha se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *