• |
ide | kryesore

Messi e Icardi “padronët” e Champions

F1, Sport



Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin “Goli më i bukur i javës”, me goditjen e dënimit që hapi rezultatin në debutimin në Champions kundër PSV Eindhoven. Por nëse u detyrua ti dorëzohej në këtë rast golit të Mauro Icardit, tregolëshi i shënuar me Barcelonën kundër hollandezëve (tregolëshi i tetë rekord në historinë e Champions League) e shpalli atë Lojtarin më të mirë të javës.

Mauro Icardi bëri debutimin e ëndërrave në San Siro kundër Tottenham. E djathta fluturimthi nga jashtë zonës që befasoi Vorm është zgjedhur nga Uefa si goli më i mirë i mbrëmjes së parë të Champions League. “Goli i parë në Champions, goli i parë i javës” shkruan në tëeet kapiteni i Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *