Katia Aveiro, e motra e Cristiano Ronaldo, ka vazhduar të mbështesë futbollistin e Juventus. Pasi kishte shprehur indinjatën për kartonin e kuq të marrë në debutimin e portugezit në Champions me Juventus, duke e cilësuar një turp të vërtetë, ajo i është përgjigjur edhe kritikave: “Ka gjëra që nuk do ti kuptoj kurrë!!! Èshtë anormale për mua të mbroj atë në të cilin besoj? Vëllain tim????. Padrejtësia të bën keq, kompromenton një profesionist, një njeri që respekton futbollin ai pak të tjerë, është e turpshme që më kërkoni të mos e mbroj. Do e mbroj deri në ditën e fundit. Më vjen keq nëse dikush është ndjerë i ofenduar, por unë ndjej dhembjen e tij, ai është shembulli im si vëlla, bir, baba e mik … je një profesionist nga një botë tjetër e askush nuk do të mund të të shkatërrojë … Motra më krenare në botë.”