• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori turk Ferdi Merter

Paparazzi, Slider



Ferdi Merter numëron me qindra role në kinematografinë turke, por në Shqipëri njihet si “Hulusi Baba”, falë rolit në serialin “Dashuri me Qira”, ku interpretonte si gjyshi i rreptë i personazhit kryesor.

Në muajin shkurt, aktori turk pësoi një incident dhe theu legenin e disa brinjë. Që prej asaj dite, ai ishte i shtruar në spital në Turqi, por e pati të pamundur t’i mbijetonte plagëve dhe për pasojë humbi jetën.

Lajmin tragjik të ndarjes së tij nga jeta, e bëri të ditur në rrjetet sociale, e bija e 79-vjeçarit e cila theksonte se ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për botën e artit.

Ferdi Merter lindi në 19 qershor të vitit 1939. Roli i tij i parë daton në vitin 1940, në filmin “Tosun Pasha”. Pasi mbaroi studimet për kinematografi, karriera e tij fokusohet jo vetëm në aktrim por edhe si regjisor dhe shkrimtar i shumë serialeve dhe filmave. Merter vinte nga familja aktorësh dhe fëmijët e tij vendosën të ndiqnin të njëjtën rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *