• |
ide | kryesore

Opozita padit për shpërdorim detyre Arta Markun: Largoi prokurorët e çështjes Tahiri

Lajme, Të fundit



Lëvzjet e fundit në prokurori kanë bërë që opozita të padisë Arta Markun. Opozita padit kryeprokuroren për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-​Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij. Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht. Opozita e padititi kryeprokuroren për shpërdorim detyre, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj tij”-shprehet opozita në kallëzimin penal.

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.



5 Comments

  1. Kjo po, eshte opozite; te mèr gjak ne vetill.. Ku e paska depozotuar padine? Ne prokurori? Kunder kujt ? Prokurorise,pra. Jeni me te ndyre se maxhoranca vete o bastarde qe talleni me shqiptaret, e per kete paguheni nga parate e krimit… Funderrira, plehra imoralë
    ..Padia, o imorale behet ne rruge, me protesta, mos u tallni me njerezit,o qener..

  2. Parteriteti publik privat i artes uuups i rames ne fakt, arta eshte prokurore e pergjithshme e perkohshme , si PPP jo hajdute e e rames, kjo arta-artistja duhet te kishte kompetenca te kufizuara????

    apo ci qi arten mu ne gop te bej ca te doje se ska per ta pa mo kryeprokurorine kur te iki si PPP

  3. Kur themi qe jemi( ne fakts;jemi) shtet ligjor, je i detyruar qe kush doqofte qe ka pretendime qe shkelet ligji te beje padi, duke i aresyetuar ato edhe me fakte. Kete ka bere opozita, qe me pastaj ka shkallet e rregulla per te bere demonstrate. Ti sulesh opozites si icmendur e me ofendime, kur vete na bekerke sehir, duhet te dalesh edhe vete, e te shkosh ne protesta, jo vetem per kete rast, sepse sot jeta per te mos duruar kete regjim kuqalesh eshte e mbushur me pa durimin, e dhunen ekonomike e politike te kuqaleve. Pera i perket kesa zorraxhijes k”prokurore, ,,,,,hidhini nje sy, e qe s’me bie ndermet per ty….kjo eshte kjo lulkuqe e mbjelle nga kallemi i qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *