• |
ide | kryesore

Partizani super, ish-kapiteni Telushi i jep goditjen e fundit Flamurtarit

F1, Sport



Partizani kishte statistikat në favor përpara ndeshjes me Flamurtarin dhe në përfundim të 90 minutave vetëm sa i ka përmirësuar: 75 fitore në 139 takime, nga të cilat ka humbur vetëm 24. Në fakt, Partizani nuk gabon pothuajse asgjë që nga humbja e javës së parë me Skënderbeun, por në Selam Stërmasi dhuroi ndoshta performancën më të mirë të sezonit.

2-0 me golat e Mensah dhe ish-it Telushi, që i shkakton vlonjatëve dhimbje edhe më të madhe se humbja e dytë rradhazi në kampionat. Mungesat e Allës e Hysenit mund të kenë penalizuar zgjedhjet e teknikut Daja, por ajo që kuqezinjtë dhënë në fushë ishte shumë pak, për të dalë me pikë nga Selman Stërmasi.

Notën më të lartë ndër vlonjatët e meriton portiere Kolici, deciziv në të paktën 4 raste. E megjithatë portieri nuk mund të bëjë asgjë kur Mensah bën fenomenin në minutën e 21, me një parabël spektakolare.

Performanca e të kuqve është e pakapshme, në javën e 5 të kampionatit. Të kuqtë nuk tolerojnë asgjë prapa dhe janë konistente në zonën vlonajte, aq sa shqetësimi i vetëm i Gegës mund të jetë dëmtimi i Atandës, që i la fushën Gojkovic në pjesën e dytë.

Efekti në kampin tjetër është vrasës, sepse Daja nuk arrin të ringrejë të tijtë, të dorëzuar ende pa u mbyllur pjesa e parë. Nëse Flamurtari mbeti në lojë deri në fund, për nga rezultati, se rrezikshmëria ishte praktikisht inekzsitente, merita i takon Kolicit, deciziv edhe ndaj Hilës.

Vlonjatët e mbyllën me delikatesë post-ndeshjen e trazuar me Skënderbeun, por fanella e hedhur e Torases pas zëvendësimit, tregon gjendjen morale të kuqezinjve, që rrezikuan një herë në 90 minuta portën e Alban Hoxhës.

Për të mbyllur javën e errët të Flamurtarit me dy humbje në 6 ditë, kundër dy rivalëve direkt, mendoi Bruno Telushi me golin klasik të ish-it, që e coi në 10 pikë Partizanin, në presing të plotë tani ndaj Skënderbeut kryesues.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *