• |
ide | kryesore

“Pisanjosi” Chesnakov, i’a kalon edhe Joachim Low…

Sport



Europa League dhuron gjithnjë emocione por edhe momente kurioze. Një nga këto ndodhi pak minuta përpara fillimit të ndeshjes Arsenal-Vorskla, e vlefshme për grupin E, në tunelin që të con në fushën e Emirates Stadium.

Ka tension mes fytyrave të futbollistëve të skuadrës ukrainase dhe temperaturat janë ende verore. Ndoshta duhej edhe pak ujë për tu freskuar, por nuk kishte. Ai që vuante më shumë për situatën sic duket ishte kapiteni Vladimir Chesnakov, që gjeti mënyrën më të shëmtuar të mundshme për alternativën e zgjidhjes së problemit: pështyn në duar dhe pastron fytyrën.

Një xhest që ia kalon edhe Low, të cilin të gjithë e kujtojnë me veprimin e tij në Euro-2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *