• |
ide | kryesore

“Policia në kohën e Tahirit, njësh me drogën”/ Xhafaj: Perceptim i merituar, por…

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Provokacja” transmetuar mbrëmjen e së premtes në ABC News ku foli mes të tjerash edhe për punën e policisë. Xhafaj pohoi se pason një periudhë në të cilën policia, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën.


“Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e policisë me fenomenin”, – tha Xhafaj.


“Por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet. Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit”, – shtoi.

“Sot Shqipëria mund të konsiderohet në mënyrë absolute si një vend që nuk është me në hartën e kultivimit të kanabisit. Sa kemi ne, rrënjë kanabisi të kultivuara dhe të asgjësuara gjatë këtij viti, mund të jenë gjetur në vendet fqinjë, në 2-3 parcela së bashku, dhe kjo nuk është një gjë e lehtë!” – tha Xhafaj i cili nuk pranoi që tonelatat e kapura së fundmi në brigjet italiane të jenë kanabis i mbjellë së fundmi.

“Absolutisht, e para njëherë se s’ka si të jetë drogë e re edhe për shkakun sepse ka një proces, por të mos harrojmë që shpesh herë fabrikohen lajme në mënyrë të posaçme që t’i vishen një realiteti të paqenë shqiptar.

Psh., para disa kohësh, bëhej fjalë për një gomone, e cila ishte nisur nga Kroacia, ishte kapur në një vijë të drejtë detare, nga pala italiane, me sinjalizim të palës kroate dhe këtu “u shit” si drogë e ardhur nga Shqipëria, për shkakun e vetëm se skafistët ishin shqiptarë.

Dhe sot kemi një fenomen, që një pjesë e mirë nuk nisen më nga vija jonë bregdetare. Nuk them se s’ka raste, sepse ka pasur raste të veçanta në këtë aspekt, por nisen nga Mali i Zi, nga Kroacia etj, edhe për shkak se në këto zona aktualisht kultivohet kanabis” – tha Xhafaj. ©LAPSI.al


11 Comments

    1. Ktij i dhan edhe shume mbeshtetje nderkombetaret se vallaj e dinin qe ky ishte i vetmi qe do ta zhdukte si fenoment

  1. Ore ti japim cezarit ate qe i takon. Saimiri beri mire vetem vendosjen e rripit te sigurimit nderkohe qe ky zoteria na hoqi hashashin , rriti figuren e policit, shtoj me shume sigurin ne vend.

  2. Qe nga korriku i 2017 per mendimin tim ka pasur nje rritje te imazhit te policit se me para i shikonin njesh si policin si ate qe shiste hashash

  3. Mua nuk me plas fare si ka qen me tahirin. Une tani jam kthyer se kam qene ne itali. Mua me mjafton qe te 2 femijet e mij jane te sigurt ne kete vend dhe vallaj me ca me ka then im vlla tani kemi filluar te ndihemi te sigurt. Te isha une kryeminister 100 vjet do ta lija minister kete flokebardhin

    1. Më kujton një personazh të filmave me kuklla: ariun Benard që isht aq idiot.

      Por, problemi është se qenkeni të gjithë komentuesit Benardë.

  4. Hahaha dolen kurvickat e rilindjes duke komentuar hahahaha i kapen postimet e para
    O gono do kalojm noi gjo sot po leji denglat mos na be poca ktu. Te njohim mire ty .hajde maro e pun merr paret

  5. Per ju kontigjentin e Sali halese te gjithe ata qe pranojne ndryshimet per mire nga kushdo qofte ai jane te paguar.
    Se cfare shtrese te popullsise perbeni ju nuk eshte veshtire te kuptoheni nga zhargoni i ndyre qe perdorni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *