• |
ide | kryesore

Sherri në prokurori, zbulohet pse Arta Marku shkarkoi prokurorin Sokol Stojanin

Lajme, Të fundit



10 prokurorët që refuzuan shortin për çështjen Shullazi kan paditur Arta Markun pas hetimit disiplinor që ajo lëshoi një ditë më parë kundrejt tyre. Ata e akuzojnë Markun për shpërdorim detyre ndërsa kanë ngritur edhe padi civile  për shfuqizimin e urdhrit të Markut.

Nga ana tjetër, mësohet se Arta Marku më datë 19 shtator ka shkarkuar nga detyra Sokol Stojanin.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit i cili mbante postin e Drejtorit të Ndihmës për Subjektet e posaçme, por ky urdhër nuk ka lidhje me çështjen “Shullazi”, por është për tjetër motivacion.

Stojani mësohet se ka debatuar me Markun, për shkak te një emërimi qe është bere ne organin e akuzës, për te cilin prokurori nuk ka qene dakord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *