• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Rreth 80% e shqiptarëve kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë

Lajme, Të fundit



Propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, nuk gjen mbështjetje në Shqipëri.

Sipas sondazhit të CSES-së në Shqipëri, që u realizua online në datat 13 – 20 shtator 2018, 77% e njerëzve dalin se janë kundër kësaj teze.

“Vihet re që të rinjtë shfaqin prirje më të lartë për të kundërshtuar këto propozime (18 – 35 vjeç, 80% kundër) krahasuar me më të moshuarit (56+ vjeç, 72% kundër). Gjithashtu vihet re se femrat shfaqin prirje më të lartë kundërshtuese ndaj këtyre propozimeve (80% kundër) krahasuar me meshkujt (76% kundër)”, thuhet në sondazhin e CSES-ë.

Koha.net shkruan se CSES është një program bashkëpunues i hulumtimit midis ekipeve të studimit zgjedhor nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë një modul të përbashkët të pyetjeve.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel 



1 Comment

  1. cdo banore i tokes po te pyetet rreth te drejtave ,te gjith kerkojne,te drejten e vet,po ashtu dhe per padrejtesin askush nuk pranon qe ti behet padrejtesi,raliteti qe luhet dhe udit te gjith eshte,ende shfaqa te te medhenjeve qe po habisin trishtojne te vegjelit dhe kunderveprimi i te vegjelve qe do trishtojne dhe shperqendrojne te medhenjet,sikur mbi 7 miliard banore qe ka toka sejcili te vepronte sipas deshires cfar do te ndollte zoterinje ,po kot zoti drejtesin rregullin nuk e krijoj disiplinen masen mendjen ullzimin ,ne nuk na la asgje me shum sesa te respektojme krijuesin dhe krijesat e tije me drejtesi hak ,cili nga ju shpiku ,ullzim me te mire se zoti ligj me te mire krijim me te mire funksion me te mire ,e nese jo ka vend per te gjith te vlersojne ralitetin ndaj problemet dhe pranojne zgjilljet me baze te verteten drejten hakun ,pa pik as presje si domosdoshmeri domosdoshmerisht,sepse tek e verteta drejtesija haku ka frymarrjen funksioni jetes ne toke dobit zgjilljet siguria gjalleria paqa shpresa shpetimi i gjitha krijesave ne toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *