• |
ide | kryesore

Tite “përjashton” Douglas Costa: “Episodi tregoi mungesë disipline”

Sport



Nuk është periudha më e mirë për Douglas Costa. Pas dënimit për 4 ndeshje, gjobës prej 100 mijë euro dhe dëmtimit në ndeshjen e Champions kundër Valencias ka ardhur edhe lënia jashtë nga kombëtarja e Brazilit.

Lista e të grumbulluarve për miqësoret e Brazilit në 12 dhe 16 tetor kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës janë publikuar me tre javë avancë, por ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit të Juventus Douglas Costa. Tite nuk ka hezituar të qartësojë se lënia jashtë Seleçao ka ardhur si për shkak të dëmtimit, por edhe për pështyrjen ndaj Federico Di Francesco në ndeshjen me Sassuolo. “Incidenti në kampionat është një akt që ka treguar mungesë disipline”.

Mes atyre që mungojnë figurojnë edhe Thiago Silva, Filipe Luis, Luiz Gustavo e Willian. Në vend të tyre do të provohen Eder Militao, Pablo, Walace e Malcom. Por për ata që nuk janë thërritur nuk është se bëhet fjalë për përjashtim: “Si kam thënë herë të tjera, do të ketë rast për të gjithë ata që kanë mbetur jashtë”, ka shpjeguar Tite.

LISTA E PLOTE
Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City), Felipe (Gremio)

Mbrojtës: Fabinho (Liverpool), Danilo (Manchester City), Alex Sandro (Juventus), Marcelo (Real Madrid), Marquinhos (PSG), Joao Miranda (Inter), Eder Militao (Porto), Pablo (Bordeaux)

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Walace (Hannover), Arthur (Barcellona), Fred (Manchester United), Philippe Coutinho (Barcellona), Renato Augusto (Beijing Gouan)

Sulmues: Everton (Gremio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City), Malcom (Barcellona), Neymar (PSG), Richarlison (Everton)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *