• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti i shoqërimit në policinë e Tiranës për Safet Bajrin

Lajme, Të fundit



Tvklan.al ka publikuar momentet kur Safet Bajri (Rustemi) mbërrin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, 34-vjeçari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Së bashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
34-vjeçari Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës u arrestua pasditen e kësaj të premteje në një magazinë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.

LEXO EDHE:

Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës që u arrestua në Tiranë

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë./tvklan.al

https://www.youtube.com/watch?v=EdpCgMruvi0&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *