• |
ide | kryesore

Zaha tregon ferrin e United: “Flitej se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit”

Sport



Të shkosh tek Manchester United në moshën 20 vjecare është praktikisht një objektiv i pamundur për shumë futbollistë. E megjithatë Wilfred Zaha ia doli. Djajtë e Kuq besuan tek ai në 2013, kur futbollisti nga Bregu i Fildishtë hyri në histori si blerja e fundit e Sir Alex Ferguson për skuadrën që do ta linte pas disa muajsh. Por edhe pse ishte premtues, për sulmuesin e ardhur nga Crystal Palace, Old Trafford, Teatri i Ëndërrave, u kthye në një ferr. Përjetimet tek United, Zaha i ka rrëfyer në një intervistë për ShortList.

“Èshtë vështirë të pranosh si shkuan gjërat. Sigurisht nuk është e lehtë të arrish tek United, kështu që të mos kesh asnjë mundësi nuk është e bukur. Por pas asaj që kalova në Manchester, e di se mund të përballoj cdo gjë. Flitej se nuk luaja sepse shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit, që ishte Moyes, e askush në klub nuk tentoi të më mbronte nga akuzat. Nuk kisha asnjë shok pranë, sepse klubi vendoste edhe ku duhej të jetoja“.

Eksperienca e Zaha në Manchester u bë më e komplikuar nga fakti se ishte një djalë i ri, larg familjes, shtëpisë e pa shumë mundësi, si zgjedhje e vetë United. “Nuk më dhanë një makinë si bënin me të gjithë të tjerët. E kam përjetuar ferrin i vetëm, larg nga familja. Ndonjëherë harrojnë se futbollistët janë njerëz. Kur isha tek United kisha shumë para por isha i trishtuar dhe me depresion“. Në fund, tmerri u mbyll me rikthimin në shtëpi, në Crystal Palace, skuadra që e mirëpriti pas gati 12 muajve. Sic duket, ndonjëherë është mirë që ëndërrat të mos i realizosh kaq shpejt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *