• |
ide | kryesore

Grupi kriminal ‘Bajri’, si i pastronin në Shqipëri paratë e drogës

Lajme, Të fundit



Pas shkatërrimit të grupit kriminal “Bajri” dalin në dritë detaje të reja nga aktiviteti i tyre kriminal. Sipas policisë ky grup, së bashku me grupe të tjera kriminale, trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane. Ndërkohë, paratë e krimit dhe drogës investoheshin në vendin tonë.

“Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.”-thuhet ne njoftimin e Policisë se Shtetit.

Operacioni policor për arrestimin e 11 personave është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.



4 Comments

  1. balili,frroket,ndoket,doshet,edvini ,tahiri e habilajt kan gjysmen e shqiperis dhe i dhjejn ne goj votuesit qe i blejn e nuk u be gje ,e per ket klysh qe ka nji hotel behet nami.vetem fidel ylli ka pasuri sa terr keta,apo balili,gjush dako etj.

  2. Po pse dilni tani Z Kryem! Ju keni thene qe me krimin merret min i brend. Ju skeni dijeni per bandat. S’merreni me to!

  3. Po shteti cfare ka bere gjithe keto vite kur keta pastronin leke? E kuptoni sa rende jeni dhe per kete ju duhet te ndiqeni penalisht mqs nuk keni vepruar kur paskenii patur dijeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *