• |
ide | kryesore

Edhe “Koha Jonë” fut lugën në çorbën e prishur të Veliajt

Arkiva, Të fundit

Edhe Koha Jonë, një gazetë që njihet për qëndrime kryesisht opozitare dhe sidomos pranë LSI-së e ka futur me sa duket lugën e saj të vogël, në çorbën e madhe të prishur ku ushqehen shumica e mediave shqiptare.

Ajo sot i ka bërë një shërbim që shkon në përpjestim të zhdrejtë me mundësitë e saj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në shkrimin e “KJ” thuhej: “PD-ja përballë Erion Veliajt në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, pasi kryebashkiaku punon dhe merr vota edhe me shumë se emri i partisë që përfaqëson”.

LEXO EDHE:

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Dhe sikur ky konstatim të mos mjaftonte ajo vazhdon:”Në këtë situatë vetëm Erion Veliaj mund t’i rezistojë stuhisë opozitare që po vjen me një kandidaturë femërore, tironase. Çdo kandidaturë tjetër nga PS merr humbjen e sigurtë”.

Boll të lexosh shkrimin e plotë të gazetës (shiko poshte) dhe çdo koment është i tepërt: E vetmja dilemë mbetet nëse ky është një qëndrim i vetë gazetës apo një mbështetje e politikës opozitare kur kujtojmë se Monika Kryemadhi ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të votojë pro Veliajt apo jo”.

©Lapsi.al

 

Erion Veliaj, kryebashkiaku tironas, vazhdon punën me projektet për një Tiranë europiane. Këtë të shtunë, Veliaj ka postuar në facebook te profili personal një set me foto dhe me një shënim: “Mirëmëngjes Tiranë plot ngjyra! Fundjavë me diel për të kaluar kohën e lirë, në parqet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.
Mos harrojmë, pas çdo shëtitje në natyrë, kujdesemi të gjithë për pastërtinë e ambjentit”.

Ndërkohë nga kampi mazhoritar Erion Veliaj do të jetë kandidati në zgjedhjet e radhës vendore në Tiranë. PD-ja përballë Erion Veliajt në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, pasi kryebashkiaku punon dhe merr vota edhe me shumë se emri i partisë që përfaqëson. Por në kampin opozitar tashmë është LSI, një parti me struktura koncize dhe me vota dërmuese për PS-në.

Prapë Veliaj vazhdon punën, stoik dhe populist. PS-ja nuk po i lë aleat Veliajt në Tiranë. Edhe PDIU iku.

Loja po komplikohet për zgjedhjet e tjera vendore, sidomos në Tiranë. Kostoja e qeverisjes qendrore do të konvertohet në votë politike, ndonëse do jenë zgjedhje vendore.

Në këtë situatë vetëm Erion Veliaj mund t’i rezistojë stuhisë opozitare që po vjen me një kandidaturë femërore, tironase. Çdo kandidaturë tjetër nga PS merr humbjen e sigurtë. Prapë ngjyrat e postuara sot nga kryebashkiaku janë motiv emocionues për një mandat të dytë, por akoma ngjyrat opozitare nuk kanë dalë, sepse kanë blunë, por dhe një të kuqe më të fortë se flamuri i PS.

15 Comments

  1. Po deshen qe te na rrjepe edhe me shume, le ta zgjedhin, por vetem mos te na i vjedhin votat me profesionin qe i perfaqeson. Njerezit te shohin se sa u merr me te pa drejte ky mashtrues nga xhepi. e sa kane pare qe ky po u mbaro pune. Ben ate qe i duhet per reklame e per tu shitur, eshte ashtu sic e kane quajtur,,,,klloun,,,, . Kyeshte me shume reklamist, pozist, ishtire e i peshtire, sesa ka ndjenjen e punes se sinqerte, e maredhenieve te sinqerta me popullin e tiranes. E sa per TIRONAS,, ky fare bastardi, as qe i shko anash, karakterit te tironasve.

  2. nikoll lesi esht i njeti mut si frroku,ndoku,doshi,prenga,mersila doda,preq zogaj,mark marku,jozefina topalli,artur bushi,pjerdh e dhin ndreu etj keta kembet ne pd por gojen e hunden ne byth te komunisteve rama,ruqi,braho,balla e kan.

    1. O idiot mbete tu sha të tjerët, o kokëloqe që në vend të truve ke mut, jep ndonjë argument siç jep ari dhe boll ndyve dynjanë.

  3. Eshte e verte qe injoranca, pa edukata, qelbesirat po e mbusin kete vend, e per kete na e verteto ky komentuesi i fundit qe i paska humbur emeri. qenkerka faqe zi, e gojezi, por duhet ta kete edhe shpirtin te zi. Me mire me kaq se ishallah e kupto vehten, e ben ndonje perpjekje per te ecur me kohen, , qe te mos ngelim te varur nga keta injorante.

  4. Gazeta ”’KOHA JONE’ eshte gazeta e LESIT. por jo ne kohen tone, sepse eshte ne fjalorin popullor ” Dridhe L,,,o)-LIKE, Ka bere ndonje ujdi me dredhakun e bashkise per ndonje tender a reklame dhe LESI ia shperblen me metodat e gazeten qe ca ”’malet’ e jo kohen.

  5. Kush e ka shkruar ndonje Nikolle Leshi apo ndonje Langaraq Vangjeli ,apo ata shtymot e Helmesit te Kolonjes -vellezrit Nazarko -apo Kikiat dhe Minxhozet nuk po e marrim vesh se kush?Sepse kjo gazete -Koha e pordhes tone-ka djegur Shqiperine ne 1997- ten.

    1. Kujtoj një intervistë në radio të një ish gazetareje të koha jonë q[ kishte shkruar një libër me kujtime nga puna në këtë gazetë.

      Ajo që më ka mbetur në mendje nga fjalët e kësaj gazetareje është se ajo ndjehej e penduar për shkrimet e sajuara kundër PD në 92-97.

  6. Ahaaa filluan tu grric njeri tjetrin me thonj si buçet e lagjes…. Do te thote qe po vjen vertete fundi i shpellareve… Shume shpejt shpellaret e Sales, brenda ne shpellë… Se na qelben vendin keto 28 vite…

  7. Ore GR e grekut, apo e teposhterit kopil qelbesirash komuniste bastarde, pa atdhe, e fe. o mizerabelit e ketij shekulli, qe jeni strehuar ne shqiperine e vrare nga ju, mor hijena te xhungles qe na late, ndyresira qe sot jeni si miza haleje e vetem me ato qe nxirrni e hani po beni politike. Ky greku po itheme, duket qe ka ambicje e urrejtje krahinore, kjo eshte ne shprehjen e tije, por me pare ky bastard komentues, te na thote se nga eshte, me origjine, e c.kulture ka, dhe sa vjet ka qe na ka zene vendin ne tirane e qe e mba vehten kaqe te qyteteruar, por qe akoma ne mendjen e karakterin e tije duket qe domino guna nga na ka ardhur, se nuk e mbanin dot guret e ferrat ku rrinte me dhite, e vjen e quan shpellare njerezit qe luftuan, e luftijne per demokraci, qe i kane dhene ketij ndyresire te drejten te ofendoi me fjalorin me banal komunist, njrezit mete ndershem, e devotshem qe jane atdhetare, shqiptare, e jo serbe e greke sic eshte edhe komentuesi me inic GR

  8. Koha jone gjithmone ka qene ne krah te Veliajt dhe mbase ka ndonje perfitim se nuk ka mundesi megjithato qe ben Veliaj te mbaje anen e tij, Koha Jone mendon se Veliaj do zevendesoje Ramen dhe po pergatit terenin per mbeshtetje pushtetare nga Veliaj. Pastal Lesit nuk i zihet bese, nese PD fiton ne zgjedhje ne koalicion me partitet e tjera opozitare, Lesi do ndryshoje surration sic e ben gjithmone.

  9. haha, sa lezet ka edhe kur disa shpellaro-komentues fillojne leshojne xixa. Nejse, mos i bjer nga Kina, Greqia apo Serbia plako per te bere argumentin tend me pak te shemtuar sec je ti vete…. Jo jo, ec thjesht drejt, as majtas, as djathtas, por drejt e ne shpelle…. Dhe te lutem, po te lutem shume, mos na hap barkun me keta shpellaret qe na paskan luftuar per demokraci, se e pame ca demokracie na sollen… Ik kris sumen tani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu