• |
ide | kryesore

Video/ Fitore në frymën e fundit, Interin e shpëton Brozovic

Sport, Video

Inter fiton në fund dhe shpëton fytyrën përballë Samdorias. Një ndeshje ku zikaltrit duhet të rikonfirmoheshin pas përmbysjen spektakolare ndaj Tottenham në Champions, por në Genoa nuk ka qenë një shëtitje dhe vetëm në minutën e fundit shtesë Brozovic ka shënuar golin e tre pikëve.

Fitore bindëse në shtëpi për Fiorentinën dhe Parmën në dy ndeshjet e tjera të javës së pestë të Serie A. Verdheblutë marrin kështu suksesin e dytë në kampionat, duke u pozicionuar në mesin e renditjes. Inglese i tranferuar në verë nga Napoli dhe Gervinho i kanë dhënë fitoren Parmës përballë Cagliarit.

Ishte portieri më pak i mundur në Europë ai i Spal me një gol të pësuar, por merr tre në Firence, ku Fiorentina imponohet 3-0. Pjaca ka hapur serinë e golave, ndërsa Milenkovic dhe Chiesa kompletojnë misionin.

NDESHJET
Parma 2 – 0 Cagliari
Fiorentina 3 – 0 SPAL
Sampdoria 0 – 1 Inter

KLASIFIKIMI
1 Juventus 12
2 Fiorentina 10
3 Sassuolo 10
4 Napoli 9
5 SPAL 9
6 Sampdoria 7
7 Inter 7
8 Parma 7
9 Genoa 6
10 Lazio 6
11 Roma 5
12 Torino 5
12 Udinese 5
14 Cagliari 5
15 Atalanta 4
16 Milan 4
17 Empoli 4
18 Bologna 1
19 Frosinone 1
20 Chievo -1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu