• |
ide | kryesore

FOTO/ Biznesmeni kërcënon gazetarët e ABC News: Mos fusni hundët në tenderat e mi!

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal rastin e kërcënimit të 2 gazetarëve në Librazhd.

Sipas Boçit, një biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, ka kërcënuar me vrasje, gazetarët e ABC News, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.

Deputeti i PD ka publikuar mesazhet e gazetarit Agim Blloshmi dhe të dokumentit të kallëzimit në polici, ndërsa thekson se pavarësisht se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe një oficer policie, nuk ka pranuar të ndërhyjë.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

LIRI KRIMIT!
VDEKJE GAZETARËVE!

Kjo është motoja e re e pushtetit, që përdoret si AS-i nën mëngë dhe që i mban ende në karrige.

Dhuna verbale live e Kryeministrit ndaj gazetarëve “të pabindur” amplifikohet në kërcënime të drejtpërdrejta jete ndaj gazetarëve, nga “xhigitët” e tij.

Kjo ka ndodhur dhe sot si në shumë raste të tjera kohëve të fundit.

Në Librazhd, biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, kërcënon me vrasje, gazetarët e ABC neës, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.

Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.

Banda e pushtetit, pavarësisht veshjes apo aureolës që i vendos vetes, kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.

Ose me joshje ose me dhunë.

Fjalët solidare pas ekraneve nuk kanë më vlerë.

Duhet reagim…

Image may contain: text

Image may contain: text



6 Comments

  1. Qenkan gazetare te pavarur keta,paskan shkuar te boci bravo keshtu ju do partia,harruat saliun cfare kercenimesh i bente mediave

  2. Po pse kundervihesh more kulish i rilindjes, aty folet per sot, e ti na flet se kesht, apo asht ia bente SAliu gazetareve, po me qorr e shurdh e mediokerr se qenka shoku qe perfaqeson ti nuk ka me, ,Keshtu jeni ju zagaret rilindas, kerkoni sesi te konfondoni ngjariet e mendimet, sepse eshte stil sigurimsash komuniste, qe po vazhdoni akoma me po ato stile e taktika. PO a do beheni ndonjehere njerez te kohes ne mendim e veprim, apo do ngeleni kafshe me surrat njeriu.

  3. Aa,a,,,me fal se desh harrova, a e ke pare e degjuar kallemin tuaj se si flet e komuniko, e se si i emerto gazetaret o ti i paemer, komunist, kerma rilindase?

  4. E pashe lulin ne koferencen e fundit me etiken qe tregoi me gazetaren ky eshte luli tjeter thote e tjeter ben o llum.ku ishte boci dhe ti o llum kur gazetari i abc u plagos me 21 janar dhe pushuan nga puna me urdher te saliut o llum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *