• |
ide | kryesore

Gjykata e Gjirokastrës liron nga burgu 6 policët e arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Lajme, Të fundit

Oficerët e Policisë Kufitare në Kakavijë të arrestuar dy ditë më parë dolën sot para Gjykatës së Gjirokastrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Për 5 prej tyre është dhënë masa “arrest shtëpie”, ndërsa për Roland Gegën është caktuar “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkaq për shoferët Besnik Sinani dhe tjetrin të shpallur në kërkim u dha masa ‘arrest me burg’.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHCBA) në Gjirokastër arrestoi 6 punonjësit t Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu u arrestua edhe një qytetar nga Fieri, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Për disa muaj me radhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të këtyre shtetasve.

TË ARRESTUARIT

Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Besnik Sinani, nga Fieri.

2 Comments

  1. Pra gjykata nuk i ka ‘ LIRUAR NGA BURGU’ .. por thjeshte ka vendosur masen e sigurise ‘ ARREST SHTEPIE’ deri ne gjykimin final.

    Sepse titulli qe shkruan ti o Bushat bytha eshte tamam banane per majmunet e ketij portali qe te dalin dhe te kercejne duke bertitur ….. SHIKONI ISHIN TE PAFAJSHEM ,, POR ISHTE THJESHT SHOW I POLICISE.

    1. jkl hai mutin xhafes se ai nuk i burgos shoket e vet jo o qelb e krymb negjmije.burgu esht burg e jo shtrpi.edhe tahirin keshtu e lan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu