• |
ide | kryesore

Ish-bashkëpunëtori i tij tregon kush qëndron pas vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Në RTV Dukagjini, ish- bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit ka dhënë emrin e personit për të cilin ai mendon se e di kush e vrau kolonelin Krasniqi.

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin.

“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj.

“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.

Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.

Ndërsa, në një deklaratë pak më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit kishte gisht pikërisht Fatos Klosi.



1 Comment

  1. Eshte me se e vertete,dora e krimit kishte perkrahje e bashkepunim me kriminelet e shikut, ne bashkepunim me terroriste kosovar te blere, e te ardhur nga kosova. Atyre iu deshen disa dite qe te ruanin KRASNIQIN tek ishzpja, se si levizte, kur, e ku, por ne bashkepunim me banditin KLOsi, me qellim per ta zhdukur,. dhe ia arriten qellimit, ashtu sic dine te bejne keta ogur zinj kuqale, per ti sherbyer serbise. Kete e dine te gjithebanoret, e frekuentuesit eshume vizitore te klubit tek ish zyra dipllomatike( drejtoria)I pa udhi Klosi, le te thote qe nuk rekrutoi ish spiune e oficere te regjimit te shkuar ne ate institucio, bashke me 200 te rinj te lsi se. Ai institucion eshte kthyer ne sherbim te isheve, nuk eshte me i pa varur, e keshtu vepruan edhe me vrasjen e AZEMIT, aty eshte dora e Klosit dhe eGjinushit. Keta te vrasin naten, e te qajne diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *