• |
ide | kryesore

Jona Spahiu bën publik emrin e djalit të saj (Video)

Paparazzi, Slider



Para 5 ditësh Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Deri më sot Jona nuk kishte reaguar publikisht për ardhjen në jetë të djalit të saj nga martesa me Frenkli Ymerin.

Vetëm para pak minutash moderatorja simpatike ka publikuar një video në Instagram duke përmbledhur disa nga momentet e para të ardhjes në jetë të vogëlushit. Në video duket vetë Jona në çastet e para pas lindjes në spital, bashkëshorti i saj dhe më pas i vogli i porsalindur. Videoja e ëmbël mbyllet me foton e parë familjare të Jonës, Frenklit dhe vogëlushit të tyre.

Veç imazheve të para Jona gjithashtu ka zbuluar edhe emrin e djalit, i cili është një emër me shumë domethënie dhe ja ka vendosur halla e tij.
“Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që tit ë quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”- shkruan Jona në videon e postuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *