• |
ide | kryesore

FOTO/ Mediat belge: U arrestua Safet Rustemi, një nga kriminelët më të rrezikshëm në Europë

Lajme, Të fundit



“Safet Rustemi, emri i të cilit u shfaq verën e kaluar në listën e njerëzve më të kërkuar është arrestuar në Tiranë, kryeqytetin shqiptar”. Kështu nis një shkrim i portalit belg lecho.be për Safet Bajri (Rustemi) të cilin e konsideron si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë.

“Lajmi për arrestimin e Bajrit u konfirmua edhe nga zyra e ministrit të Drejtësisë, Koen Geens si dhe burime të tjera të institucioneve ligjzbatuese. Rustemi duhet të ishte në Belgjikë për të vuajtur 22 vite burg, por Zyra e Emigracionit vendosi ta dëbojë nga vendi.

Safet Rustemi është konsideruar nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Europës. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi tentoi të merrte kontrollin e prostitucionit në rrugët e Brukselit duke përdorur mjete të dhunshme.

Një vit më parë ai u dënua fillimisht me 9 vite burg. Këtë vit u dënua edhe 2 herë të tjera me nga 8 dhe 5 vite burg. Në qershor 2017 ai u dëbua nga vendi pasi u lirua me kusht. Ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Lajmi për largimin e tij u bë publik verën që shkoi dhe provokoi debate të forta politike.

“Ky (arrestimi) ishte një bashkëpunim i suksesshëm i Drejtësisë Federale që ka ndërmarrë procedimin penal si dhe e gripit FAST në bashkëpunim me zyrën e ndërlidhjes me Shqipërinë që e drejtoi këtë hetim. Ministri Geens është i kënaqur për këtë aksion të suksesshëm të policisë” – thuhet në shkrimin e medias belge. Edhe media të tjera i kanë bërë jehonë lajmit. ©LAPSI.al


 

 

 

 

 



1 Comment

  1. E bete terkuze , ai aty ka vite qe rrinte i qete dhe njeri se luante . Apo duhet me bere me sikur qe te na shohin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *