• |
ide | kryesore

“Neymar është Kim Kardashian i futbollit”, ofendimi vjen nga Anglia

Sport



Rregulli i parë i futbollit, mos u bëj kurrë antipatik për Joey Barton, sepse mund të pendohesh. “Bad Boy” i futbollit të Madhërisë së Tij mund të ketë varur këpucët në gozhdë, por ai vazhdon të godasë dhe të provokojë me deklarata. Pak a shumë si bënte në fushë, por me dallimin se kësaj radhe nuk mund të marrë pezullime relativisht të gjata. Sigurisht, Barton nuk ka ndryshuar aspak, sepse kur shënjestron dikë synon vërtetë lart. E ka kaluar Aguero disa vite më parë me një goditje në shpinë, ndërsa tani, në kolonat e “L’Equipe” është radha e Neymar të rrëzohet pas një ndërhyrje të ashpër… verbale.

“Djali im kur thotë se do të jetë më i miri në botë flet për Ronaldo, Messi, Salah, jo për Neymar. Në shtëpinë time nuk përmendet kurrë emri i tij. Besoj se është Kim Kardashian i topit. Sigurisht nuk është më i miri në botë, dhe kjo u pa në Botërorin e Rusisë”. Normale, thuajse e kuptueshme që për tipin e ashpër të futbollistit anglez, braziliani nuk ngjit, kjo edhe për sjelljet e tij në fushë apo jashtë saj. Ndaj Barton nis sulmin, duke e krahasuar O’Ney me Kim Kardashian, një personazh televiziv shumë i njohur, por … vështirë të thuash se ka aftësi reale të bëjë diçka.

Kështu, Neymar nuk është sigurisht ndër lojtarët që mund ti bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. E Barton e ka merak ta cilësojë. “Nuk është në nivelin e Ronaldo e Messi e sigurisht ka shumë të tjerë përpara tij. Më shumë se një fenomen i topit është fenomen i publicitetit, si Kardashian“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *