• |
ide | kryesore

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Arkiva, Kryesore



Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike. Kur në vjeshtën e vitit që shkoi, shumica socialiste hodhi për herë të parë idenë, menjëherë sapo kishte plasur skandali i Saimir Tahirit, se ata do ta zgjidhnin vetëm me votat e tyre shefin e institucionit të akuzës, në publik u krijua një paragjykim i madh: ata po kërkonin të kapnin prokurorinë.

Kundër këtyre akuzave përfaqësuesit e PS u mbrojtën me tre argumenta. prokurorja e re do të qëndronte vetëm pak kohë në detyrë (e shumta dy tre muaj), ajo nuk rrezikonte të dëmtonte dosjen Tahiri, se si e përkohshme e kishte të ndaluar të pezullonte apo të lëvizte prokurorët, se ajo do të qe në post vetëm për të mbushur një boshllëk kalimtar kushtetues.

Këtyre arsyetimeve opozita iu përgjigj me pretendime 180 gradë të ndryshme. PD-ja tha se prokurorët e çështjes Tahiri, ata që u linçuan publikisht nga Rama dhe mediat pranë tij, do të shmangeshin nga kjo dosje, se Arta Marku nuk do të shkulej nga ajo zyrë për një kohë të gjatë dhe se ajo do ti shkatërronte të gjitha dosjet që e shqetësonin qeverinë.

Sot, 9 muaj më pas, është e lehtë të bësh bilancin se kush gënjeu. Me qëllim apo “rastësisht” znj. Marku u soll fiks siç kisin paralajmëruar ata që e kundërshtonin emërimin e saj vetëm me votat e PS.

Dhe rasti më ilustrues për këtë, është çështja e Saimir Tahirit.

Sapo mori detyrën Arta Marku lejoi një dëshmitar vendimtar, financierin e bandës së Habilajve, Nazer Seitin, që t’i shpëtonte prokurorëve të dosjes Tahiri duke u ekstraduar në mënyrë të paligjshme në Itali edhe pse prokuroria shqiptare po e hetonte atë në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj.

Por nëse, Hajdarmataj i cili tashme qe sulmuar egërsisht nga mazhoranca u ndëshkua me zbritje në detyrë, partnerja e tij në dosjen Tahiri, Elisabeta Imeraj , u hoq qafe me ngritje. Ajo u emërua prokurore e Tiranës. Dhe tani së fundi, kur institucioni i prokurorisë i drejtuar përkohësisht prej saj, është shndërruar në një bordello ku gra me funde dhe burra me pantallona, kapen për flokësh dhe zihen me grushte, ajo përfitoi nga procesi i Shullazit për të zhdukur të gjithë prokurorët që fillimisht hetuan Tahirin.

Lexo më tej mbi temën:

Opozita padit për shpërdorim detyre Arta Markun: Largoi prokurorët e çështjes Tahiri  

Arta Marku reagon pas ‘furtunës’ në Prokurori: Çfarë po ndodh me dosjen “Tahiri” dhe “Shullazi”

Ky rast ilustrues që tani zë vend edhe në padinë që opozita ka ngritur kundër saj, tregon gjithçka. Ai dëshmon se gruaja nga Shkodra që dikur rrinte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e këtij qyteti, po përdoret si një leckë e zhubrosur nga kjo shumicë. Ajo po i qëndron besnike imazhit të parë të saj, në ditën që mori detyrën në një parlament të mbushur me tym dhe flakë, kur socialistët e vunë të thotë “betohem” në kushte aspak normale.

ONM dyshon mbi aftësinë profesionale të Arta Markut

Andi Bushati: Arta Marku një grua e rrëmbyer nga Rilindja

Ajo po i qëndron besnike linjës së shërbyesve politikë në prokurori që ka nisur me Alush Dragoshin, Arben Qeleshin, Genc Gjokutajn, në kohën e Berishës së parë.

Institucioni i akuzës në këto tre dekada ka pasur dy profile prokurorësh: ata që ishin militantë politikë dhe ata që i shërbenin politikës me bindje duke e kthyer këtë një në biznes fitimprurës për gjobat që u vinin të tretëve.

Natyrisht deri më tani, Arta Marku nuk ngjan me këtë kategorinë e dytë. Për të, nuk ka ende qoftë edhe zërat më të dobët për allishverishe dhe korruptim.

Por përditë e më shumë, ajo po i ngjan një profili tjetër, po aq të rrezikshëm, atij të prokurorëve militantë politikë.

Prandaj në atë institucion që e ka brejtur çdo besueshmëri, duke u bërë edhe një arenë kacafytjesh fizike, ajo po shfaqet si ikona e nderit të humbur. Dhe fatkeqësisht këtu në lojë nuk është vetëm fati i kësaj ish prokuroreje province, që një ditë jeta ia kryqëzoi rrugën me atë të Ulsi Manjës.

Këtu në lojë është kredibiliteti i krejt reformës në drejtësi. Sepse kjo grua është emërimi i parë i madh pas miratimit të kësaj reforme. Në këtë kuptim ajo është lakmuesi që na bën të kuptojmë se ç’na pret më pas.  

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Po ca nderi thua . Ajo kish zene rrjeta pluhuri tu flejt ne zyre. E hodhen me koke ne zyren e kryeprokurorit. Nje njeri me 0 ambicie.
    Person qe e perdorin si tu doje .
    Keta jan ordiner nga i pari tek i fundit. Kta sdun nen e bab vlla moter , skane as nder as moral as familje. jane rrace bastarde rilindasit e rames

  2. Qe te humbesh diçka me pare duhet ta keshe . Disa njerez per meskinitet luajne me cipen e fytyres se tyre dhe kjo do te thote te lozesh 1 X 2 nderin tend ne marrezine e ketij te marri .

  3. Shba mbeshteti fuqishem znj Marku tani mbas nje viti ajo cberi nga themelet prokuroret politik te saliut dhe metes,por si gjithmone saliu prijesi i padrejtesive ne kete vend urdheron te goditet njeriu i ligjit nga cakejt e tij ne media e politike,ky njeri qe vuri prokuror nje neri pa diplome dhe te semure e perdori per paudhesite e tij.meret me znj marku e cila per kaq kohe ka vene ne pranga grupe bandit sa nuk beri llalla i saliut ne 5vite.ky shkrim i shkullakut me porosi te saliut tregon sa poshte e ka ulur ky njeri median.znj Marku e mbeshtet perendimi.

    1. Po kjo nuk ben as per ta qi..
      Kjoeshte si gjysma gjel(kallam deshtaku) e gjysma pule(vete arta kurva)???
      Dhe prisni drejtesi nga kjo debile ju???

  4. O te shkerdhevte SALIU teteme ,motren dhe gruan o i paemri i ridhjerjes,o autiku ,pederasti i patise tone.

  5. Po ku jane gjithe keta idiote qe besojne se arta artistja me ekipin e saj virtuoz prestigjoz po na godasin krimin??????
    Krimi eshte kembekryq kudo

    Dhe kush e godet krimin????
    Arta artistja nje prokurore e paditur qe ska asnje rezultat ne te tere karrieren e saj. Nje hic prokurore
    Nje prokurore e perdorur si firmosese e urdhrave te xhafes. Uksiut e rames
    Prokurore qe snjeh ligjin , qe ka rreth vetes qelbesira si prela, nezha etj me kabinet neverites qe te ben per te vjelle
    Nje prokurore medioker deri ne peshtirosje

  6. Nese ka njeri qe ka humbur nderin e malesorit ky eshte sal rahm brrish! Me pas vjen andi me sute blue! A e dini o komentues injorante ,qe nuk e keni per gje te shani nje grua,pse saliun e martuan me sllobodanken? A e dine pse andin e ndau zj. avokate e popullit, ish gruaja Ballanca? Pyesni mesoni dhe pastaj komentoni!Shajeni Zj. Marku si prokurore poqe se nuk ju pelqen puna e saj! Por si grua,nene nuk keni te drejte ju injorante gjysem analfabete te Lapsit se bashku me zonjushen andi bushati! Lereni nderin e kesaj gruaje, idiote saliniane dhe shikoni femrat e familjeve tuaja!

  7. Pse nuk e pelqen saliu prokuroren se po i zbyth trimat e saliut ne prokurori qe per 20vjet kane bere cfare u thoshte sekretari PPSH saliu dhe kane bere kariere,por tani po i vjen fundi dhe saliut dhe grupit te tij ne prokurori.Azemi eshte gjalle,prite prite se po vjen,sali

  8. Per te ditur se cilet jane kontigjenti i Berishes mjafton te lexosh komentuesit e kesaj gazete se cfare ndyresirash nxjerin nga mendja dhe padyshim ata perbejne funderinat e atij populli.

  9. Ti hani m… Arta Markut. Ajo nuk largohet nga kryeprokuroria pa denuar kriminelin Sali Berisha dhe oborrin e tij.

  10. hahaha, o sa kom qesh hahaha
    po po, fiks ashtu, pas berishes arta -artistja do denoje bashen se ia kerkoi shefi xhafa. me pas sojin e berishes e me rradhe gjithe te tjeret sipas listes qe do i cojne 3 musketieret : xhafa-ulsiu-rama. d’artanjani dmth shullazi do behet drejtor policie me at’rast
    hahahahaahhahaha

    Kulture, art, art i vertete do te behet prokuroria me arta-artisten, dhe virtuozet e prokurorise

  11. Nuk mund ta besoj qe ne Shqiperi egzistojne njerez te vegjel ,me mendje po te vogel ,si komentuesit e Lapsit! Vetem ne Shqiperi, femra apo gruaja,lejohet te shahet ne kete forme dhe asnjeri nuk shkon ne prokurori! Kete te mire na solli saliu nga vici-doli dhe likja nga malesite e Skraparit! Andi eshte njeriu qe ka humbur nderin sepse Zj. Ballanca e ka zene ne dhomen e gjumit me saliun. Kujtonin kohen kur sala i ndronte dhe lante bythkat andit te vogel! Per kete pune saliu u ngrit ne detyre dhe u be drejtues i PD, per servilizmin e tij me mendimin qe malesoret jane besnike?!

    1. “njeriu qe ka humbur nderin” je ti,perderisa perdor indetitetin e nje tjetri.
      Qe te jeshe i besueshem per ate qe thua,duhet ti qendrosh besnik vetvetes
      ne rradhe te pare ,duhet ti qendrosh besnik nje indetiteti.Por mesa duket,kriza
      indetitetit,eshte syndroma e “rilindjes”!Mungesa indetitetit ve ne dyshim atesine.
      Nga Edvin Rroshi ne Elvis Rroshi,nga Edvin Rama ne Edi Rama…..

  12. kjo leter higjenike kurr nuk ka pas nder,po te kishte nder nuk do ta merrte postin e leckes.arta lecka apo arta frrok rosh doshi.

  13. Javash javash me lezet e me lezet, shpellaret do zhvendosen tufa tufa brenda ne shpellat nga dolen para 28 vitesh… Bashke me Sali k-Arin e gjithe keta kometuesit e tjere. Hajt mos u merzisni, se boll kemi duruar ne kuterbimin tuaj te ndyre gjithe keto vite… Thjesht eshte momenti qe te zhdukeni e mos jua shohim me ate turirin prej kafshe te eger… Me qetësi e dashuri….

  14. Qenka shkëputur grupi i sorrave e korbave të ish sigurimit nga foleja e tyre në gazetën e Mero Bazes, e kujtojnë se duke bërë kra-kra-kra për Arta Markun, do ja venë në vend nderin si prokurore.
    Ore fundërina !
    Po a nuk ishte kjo qeveri që e zgjodhi Arta Markun si kryeprokurore për të shpëtuar Sajmir Tahirin nga burgu ?
    Në cilin vend të Europës mund të gjesh ministra të mbrendshëm qe në vend që të luftojnë kultivimin e trafikun e drogës, bashkëpunojnë me bandat e krimit duke ju dalë hapur në mbrojtje kushërijve e vëllezërve banditë drogmenë ?
    Dër-dër- dër Saliu, Saliu.
    Keni 28 vjet qëkur Berisha ju a hodhi patkojtë përpjetë e ju a rrëzoi pushtetin diktatorial enverist, e nuk pushoni ta akuzoni ate për çdo gjë.
    Nuk ishte Berisha as në pushtet e as në krye të opozitës në vitet 2015-2017 kur Shqipëria u mbush e tëra me kanabis e në Europë trafikoheshin me qindra tonë .
    Berisha jo e jo se nuk ka askush asnjë fakt ta akuzojë ate si Ramën se është vetë ndonjë përdorues droge e jo më që të ketë pasur lidhje me banditë të drogës, por gjeni një ish ministër të tij, që të ketë kushërijtë apo vëllezërit si bosë të mafies së drogës.
    As e njoh e as nuk mund ta paragjykoj Arta Markun.
    Por ama që në shkelje të Kushtetutës u zgjodh në mënyrë të njëanëshme si kryeprokurore e përkohëshme, e ndon[se ka 9 muaj në këtë detyrë, në vënd që të inkurajojë prokurorët për të kapur “peshqit e mëdhej” të Lu-së, po ndëshkon ata prokurorë trima që filluan të hetojnë ministrat e mbrendshëm.

  15. Arta artistja po ben artin e ri rilindas. Tani ka fillu me bo hartime per sovranin. Per ti shpreh ndjenjat e saj mbi krimin.
    Pasi la kananvacen dhe penelin , mori lapsin ne dore………….. per te krujt hunden se gjo tjeter sdi me bo☺☺??

  16. Kaq shpejt e harruat shokun e partise se saliut llallen qe per pese vjet u bo milioner katunari nga gramshi,kete Hale e nxorri saliu nga halete e gramshit e solli ne tirane per te mbyllur paudhesite saliut,likes,lulit etj,e harruat more dobicer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *