• |
ide | kryesore

Rama, narciz i sëmurë apo hajdut i pangopur?

1, 2, Ide



Duke ndjekur intervistën në “Opinion” të Edi Ramës me gazetarët
(pjesën për Teatrin Kombëtar), m’u ngjall edhe një herë një
pikëpyetje që ngrihet në rrethet gazetareske mbi Kryeministrin.
Pikëpyetja është se çfarë dominon në projektet Rama të shembjes së
monumenteve të kulturës si Stadiumi e Teatri: babëzia e hajdutit që
kërkon të ketë sa më shumë para për pushtet dhe pushtet për para
apo sëmundja e narcizistit delirant e mitoman, që mendon se historia
fillon me të?
Ka që ngulmojnë se duhet ta harrojmë delirin dhe historinë.
Shikoni Komunën e Parisit! – të thonë ata. Aty Rama ka pasur
mundësi ta fillojë historinë nga zeroja sepse ishte një terren i virgjër,
ku mund të shfaqte krejt ambiciet, dashurinë dhe vizionin e tij për
qytetin – sikur ta kishte – dhe ja se çfarë shëmtie ka bërë. Shikoni
prishjen e tërë atyre vilave historike te Blloku, te Rruga e Elbasanit
etj., për të ngritur atje ndërtesa banale me të vetmin kriter: sa më
shumë sipërfaqe shitjeje në gjerësi dhe lartësi. Ju duken të bukura
ato, ju duket se kanë ndonjë pretendim për të bërë histori, përveç

historisë së shëmtimit të këtij qyteti? Mirëpo, në këtë pikë partizanët
e delirit, që nuk e mohojnë hajdutin brenda tij, ndërhyjnë e thonë se
politikanë hajdutë ka pasur dhe ka Shqipëria, por askush nuk ka
arritur deri te shembja e objekteve të tilla si Teatri apo Stadiumi. Këtu
ka diçka më tepër – të thonë ata – dhe të kujtojnë atë argumentin e
Vangjush Dakos, kur tha se Veliera po bëhet për turistët që do të
vijnë pas treqind vjetësh të vizitojnë Durrësin.
Personalisht, kam mëdyshje mbi atë se çfarë dominon te Rama,
babëzia e firmës së betonit Rama/Gjushi, apo megalomania e
narcizisit manipulator e mitoman që pandeh se po lë gjurmë në
histori. Madje, them se nuk ka kuptim të kërkosh se cila dominon
sepse ato janë tashmë dy anë të medaljes, ku asnjëra nuk bën dot pa
tjetrën. Por një gjë di të them me siguri nisur nga ajo historia që
Rama po e përsërit ngase nuk do dhe nuk di të mësojë prej saj. Gjëra
të bukura mund të bëjë edhe një i sëmurë narcizist megaloman, por
kurrsesi kur sëmundja bashkohet me kalkulimin për të vjedhur dhe
me injorancën.
Në emisionin “Opinion” të së enjtes, gazetarët e ftuar u morën jo aq
sa duhet me synimin për të vjedhur në projektin e Teatrit. Për të
ilustruar tezën time, do të thosha se ato kullat “Fusha” prapa, që kanë
synim vjedhjen, dëmtojnë estetikisht edhe vetë projektin “Flutura” të
danezit sepse i marrin dritën frymën dhe hapësirën, për të cilën ka
nevojë; dhe fakti që Rama nuk shqetësohet fare për këtë, përforcon
tezën e atyre që thonë: harrojeni delirin, shikoni vetëm vjedhjen.
Debati megjithatë u përqendrua më shumë te pjesa kulturore e
projektit: te nevoja apo jo e ruajtjes së ndërtesës historike. Dhe
pikërisht këtu Rama shpalosi injorancën e tij të thellë, që, bashkë me
vjedhjen nuk mund të lërë kurrsesi të bëjë gjëra të bukura.

Do të ndalem vetëm në dy momente.

I pyetur nga Fevziu se me çfarë argumenti një objekt si Teatri
Kombëtar është futur në monumentet e kulturës në vitin 2000 dhe
tani është hequr për t’u shembur, Edi Rama u përgjigj se që nga ajo
kohë kanë kaluar 20 vjet. Kjo përgjigje (pa përgjigje) nuk mund të
jepet pa qenë “profondamente ignorante” (thellësisht injorant) siç e
ka pas cilësuar dikur një ish- këshilltare e tij me profesion arkitekte.
Kryeministri që ka qenë edhe kryetar bashkie, edhe ministër Kulture
nuk e paska mësuar ende se lista e objekteve që janë monumente
historike nuk vjen duke u pakësuar, por duke u shtuar në një qytet që
nuk sundohet nga talebanët, sepse historia ecën përpara, çka do të
thotë se sot p.sh. ne kemi nevojë të shpallim monumente kulture
edhe shumë objekte të kohës së socializmit, ndërkohë që ata më të
vjetrit bëhen edhe më të çmuar ashtu si vera e mirë. Jo vetëm, por
Kryeministri na nxori qartë se ai paska hequr si monument kulture
edhe godinën e ish Komitetit Qendror edhe Piramidën (duke lënë
vetëm asfaltin e bulevardit) sepse paska ndërmend t’i transformojë,
duke i vënë të parit një kapuç të madh mbi kokë dhe të dytit shkallë
për të luajtur fëmijët, duket sipas projektit të Vini Mass. A dominon
babëzia apo sëmundja psikike në këtë punë, për mua s’ka shumë
rëndësi. E rëndësishme është që këtu kemi të bëjmë me një padituri
të thellë edhe emocionale, edhe racionale mbi rëndësinë e
monumenteve të kulturës.

E kjo lidhet me një tjetër padituri që manifestoi Kryeministri në
emisionin e së enjtes, duke respektuar gjatë gjithë debatit “këshillën”
e Mark Twenit: “Gjithçka për të cilën ke nevojë në këtë jetë, është
injoranca dhe besimi dhe atëherë suksesin e ke të garantuar”.
Kur gazetarët i thanë se ka prishur një monument kulture (duke folur
për stadiumin), ai u përgjigj: “Monument kulture ka qenë i gjithë
Ansambli, jo thjesht Stadiumi”. Sipas kësaj diturie, nëse i heqim një
copë një monumenti kulture, ai nuk u cenuaka. Më pas, për të
demaskuar deri në fund veten sipas atij parimit se po t’u prish
karakteri të zbehet edhe inteligjenca, filloi të thotë se ai nuk e ka
prishur objektin e Bozios, pasi fasadën, që qenka e vetmja gjë me
vlerë e objektit, e paskan futur brenda stadiumit: “Siç i bëjnë
italianët, nga të cilët unë mësoj, kurse ju nuk mësoni”, shtoi ai duke
përqeshur gazetarët.

Nuk dua të flas këtu për faktin se për të shembur një objekt të
mbrojtur me ligj, minimalisht duhet të ndryshosh më parë ligjin që e
ka bërë atë objekt të mbrojtur. Këtë shpresoj se do të vijë dita, kur
një drejtësi vërtet e pavarur do ta këtë objekt të hetimeve të veta.
Dua të theksoj edhe një herë aspektin e paditurisë së Kryeministrit
tonë.

Një nga gjërat më elementare që duhet të dijë një ish- ministër
Kulture dhe një ish-kryebashkiak kur flet për monumentet e kulturës,
është fakti se ka një rregullore që mbron objektet që janë monument
kulture, ku midis të tjerave, përcaktohen edhe largësitë (prej tyre) që
duhen ruajtur, në mënyrë që ata të mund të rrezatojnë vlerën e tyre,
për të cilën ruhen, bukurinë e tyre. Kurse ky me Casamontin e tij na e
paska futur brenda stadiumit të ri fasadën e vjetër sikur të jetë
ndonjë lodër, që e lëviz në shtëpinë e tij. Edhe diçka tjetër. Ku i paska
parë ky dhe Casamonti këto veprime në Itali me monumentet e
kulturës. Në Firencen e Casamontit, stadiumi “Artemio Franchi” ku
luhen ndeshjet e Fiorentinës, është i vitit 1931 dhe konsiderohet
simbol i arkitekturës së shekullit XX në qytet. Dhe është jashtë
qendrës historike. Kurse në qendër, kur një kryebashkiak pati idenë të
ndryshojë pak daljen e prapme të galerisë Uffici, për të vendosur atje
një si tip strehe, sipas projektit të një arkitekti të njohur japonez, u
ngritën gjithë njerëzit e artit dhe e ndaluan.

“Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa injoranca në veprim”, thotë Gëtja.

Shtojini kësaj edhe babëzinë për të vjedhur të Ramës dhe oligarkëve
rreth tij, edhe sëmundjen e pashërueshme të delirit të atij që mendon
se historia fillon me të dhe imagjinoni se si do të katandiset Tirana, që
edhe kështu është bërë e pashikueshme dhe e pabanueshme.
/Panorama/



22 Comments

  1. Pak rëndësi ka çfarë është lapangjozi me komplekse.

    KY ËSHTË MONSTËR.

    Rëndësi ka çfarë ka SHKATËRUAR në këtë vend me pushtetin e tij.

    Më e rëndësishmja është TA NDALIM SË SHKATËRUARI!

      1. Unë, ti e shumë të tjerë

        E them nga përvoja.

        Mjafton të kesh nja 200 vetë të guximshëm edhe të rinj, që të jenë në ballë, ndërsa ne të vjetrit do të jemi në rradhët pas tyre.

        ASKUSH nuk është i motivuar të mbrojë edvini, as 24 orë nuk reziston.

        1. Biznesi qe favorizohet nga Rama do paguante mire per kunderprotesta. Ky ngerc nuk zgjidhet nga brenda, se nga brenda do duhej nje situate revolucionare. Kur eshte hera e fundit qe ke pare nje situate te tille? 1992? 1997? Nuk ka kushte per revolucion, shqiptaret zakonisht kane zgjedhur emigracionin, jo revolucionin. Vetem te huajt mund te provokojne nje ndryshim, por Shqiperia u leverdis diktatoriale me diktatura nen tutelen e tyre, jo demokratike qe t’i kundershtoje po te doje qeveria apo populli.

  2. Nuk eshte narciz, eshte sociopat. Se narcizi i mbjell floket kur i bien, edhe mjekren e lyen kur i zbardhet, edhe fytyren e trajton me botoks kur plaket. Po ky eshte sociopat qe hiqet si socialist, e ne fakt eshte oligark sociopat. Ku ta gjente te ishte narciz ai. Po narcizat anojne me shume nga krahu i PD. PS e ka me psikopat te shumtuar sindromen.

  3. Rrama eshte te glitha ato qe thote Lubonja, por nuk se ç’far e shtyn kete bastard te shkaterroje shtetin ,shoqerine, vendin, historine e te tuera. Nuk eshte vetem vjedhja, nuk eshte magalomania, sepse mund te vjedhe edhe pa shkaterruare shte urrejtja qe ka ky plehre per vendin e tije. E kjo lidhet me komplekset fizike qe ka ai dhe me te qenit tradhetar i vendit.

  4. Qe eshte i semure mendor kjo tashme eshte e verteuar me nje kartele mjeksore qe nga viti 1982 , qe eshte hajdute edhe kjo eshte e njohur mjafto ta shohesh ca ka bere kto 20 vjet ne politke .Pra i ka te dyja bashke , problemi eshte se ka dhe disa te smure qe e votojn qorrazi meqnse kan pas gjyshin partizan apo arsye tjera banale

  5. Problemi eshte a ndalohet ky kari me shkrime dhe komente te bukura?.Une them jo.Kush do i ngreje te rinjte nga kafja duke shkrujt sms dhe njerzit per nje moment te lene hallet e shumta dhe te luftojne me kte monstren.?

  6. “Durrësi mund të quhet si qyteti i origjinës së Edi Ramës. Në këtë qytet, në Lagjen Kala, ka jetuar familja e Edi Ramës për tre breza, që nga stërgjyshi i Edi Ramës Grigor Rama, djali i tij Kristaqi i parë, më pas djali i këtij Vlashi, dhe i fundit djali i Vlashit, Kristaqi i dytë, babai i Edi Ramës. Çuditërisht, ose ndoshta jo, Edi Rama nuk flet kurrë për shtëpinë e tij në Durrës, e as është shqetësuar ndonjëherë për restaurimin e saj.Interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij, që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin. Pas martesës së bujshme për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog, me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.Një mbrëmje vere, disa të rinj durrsakë, e kapën Vlashin dhe e hodhën në shatërvan duke i thënë që të lante atje turpin që kishte pranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte si të vetët edhe dy fëmijët e lindur nga kjo martesë. Ngjarja u bë shkak për krijimin e shumë barcoletave në Durrës.
    I pari që u përpoq ta hiqte shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë. Atë natë që babain e tij Vlashin e hodhën në shatërvan, ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga një festim me disa miq të tij- servilë zogistë, të cilët e kishin ftuar për darkë pas lindjes së djalit të tij të parë, që ishte pikërisht Kristaqi, për të cilin thuhej se ishte djali i Zogut.Kristaqi i cili ishte skulptori i oborrit enverian, u përpoq që ta
    largonte shatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për Kryengritjen e Haxhi Qamilit, që do
    të vendosej në qendrën historike të Durrësit. Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin Enver Hoxha e shikonte si një lëvizje shoqërore progresive, kishte qenë pushtimi i Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së kohës. Prandaj, arsyetonte Kristaqi, Enver Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij. Kështu zhdukej shatërvani i urryer. Por as Enver Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu që shatërvani shpëtoi paq. Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministër.Tani është thënë se shatërvani do të restaurohet dhe do të zhvendoset në një pjesë tjetër të qytetit. Por, siç e di mirë Kryeministri Rama, objektet e qendrës historike të një qyteti, nuk mund të zhvendosen kështu, duke deformuar urbanistikën historike të qytetit. A nuk ishte vetë Rama që dikur, në nisje të karrierës së tij politike, si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ia filloi ndërtimit të kultit të tij personal me projektin e famshëm “Kthim në identitet” për qendrën e Tiranës? Përse për qendrën e Durrësit duhet vepruar ndryshe? Merret vesh, për këtë ka vetëm një arsye, që të harrohen turpet e familjes Rama.Kastriot Myftaraj

    1. O zigurr qarri! Mendja ,kur te le. tregon se sa poshte karene njeriu! bashke me andin i beni nje dem te madh doktor Berishes me injorancen tuaj! Zigurr qarri mos eshte ‘koklopa” kastriot?

      1. Qarri!!!
        Qe ti perdor indetitetin tim,tregon qe je ti ai qe ke rene poshte.Mua nuk me plas
        tek Berisha dhe as tek Basha,qe po te kishin punuar mire,nuk vinte kjo situate
        politike qe kemi sot,por me intereson Shteti Shqiptare,qe”rilindja” e ka sjelle ne
        zgrip te humneres.Kjo eshte ne dëm te shumices.Rama eshte antishqiptari me i
        madh i te gjitha kohrave,demagog dhe mashtrues,prandaj duhet te largohet sa
        me shpejt,Ne Shqiperi nuk eshte me ne pikpyetje se cili politikan apo Parti jan
        te mire apo te keq,sepse jan te gjith te dhjere,por kush eshte me pak i demshem.
        Ne si qytetare te thjeshte, brenda rregullave te Demokracise,kemi ne dore qe
        t’ja shkurtojm kohen e qeverisjes,qe dëmi te jete sa me i vogel.Por,nese qytetaret
        e thjeshte,behen pjese e lojes qe perfitojn vetem politikanet,duke i vleresuar gjerat
        ne pozicionin e militantit,fakt qe demton interesat kombetare,atehere eshte fundi.
        Thjeshte.Rama ka eliminuar te gjith institucionet,kjo nuk ka ndodhur ne antikitet dhe
        mesjete dhe jo me ne kohet moderne ne Afrike.Shqiperin e perdorin si sinonim te se
        keqes edhe Shtetet Afrikane,dhe kjo eshte katastrofe per nje vend qe kerkon te jete
        pjestarei BE-s.

        1. Nuk e ka zili ID tend o Zigurr Qarri! Eshte ir,oni per madheshtine, qe ke per t’i kuptuar ngjarjet ne Shqiperi! Eshte vleresim! Eshte per cmimin “Guinness”! SI ka mundesi qe nje njeri gjysem analfabet si ty o Qarri i kupton situatat,spiegon hartimet e Andit, nuk le asnje gazete pa bere komente! Eshte shume per nje injorant si puna jote o ZIgurr Qarri! Seriozisht! Prandaj dikush te vjedh ID! Sepse me kaq dijeni per shqipen dhe jeten,historine e Shqiperise, na hap syte o Zigurr! Ndihmon edhe andin zonjushen me syte blue ,ish burrin e Ballances te mos kete stress! Ndihmon edhe sal kriminelin qe te fleje naten! A e kupton rendesine e vetes? Prandaj te vjedhin identitetin! Je shume me i madh se sa tregojne komentet idiote te tuat! Shendet e para o Zigur Qarri! Mos u merzit se rama se shpejti del ne pension me pare se saliu dhe c’do gje do te jete si me pare! Edhe nje gje- vazhdo te komentosh me shume se ari ka heshtur keto kohe!

          1. Si mund te diskutosh me dikë,qe perdor disa standarte personaliteti?!Ti vuan nga
            komplekset e inferioritetit,ke krize indetiteti.Gjej nje here vetveten, pastaj diskutojm.

  7. Diagnoze pa qene doctor; Opinion mbi ndertimet ne qytet pa qene arkitekt; thashetheme te ngelura e te perseritura pa pike dobie; ngjan si gjyq si ne Kohen e monizimit I bere nga nje ish I persekutuar; keqardhje per mllefin e shfryre;

    1. Nuk eshte e domosdoshme me qene doktor apo arkitekt, eshte e thjeshte fare qe ta kuptojme mjafton qe te bejme nje krahasim te vogel, per te ndertuar teatrin e ri i fal privatit 200 milion vlere e tokes publike ne kembim te 30 milioneve per teatrin, nuk ka problem per kullat, kurse per ndertimin e xhamise ne toke private pagoi privatin qe te mos ndertoje kulla sepse na duhen lulishte. Me nje fjale sllogani i Rames ka qene dhe eshte xhami pa kulla dhe teater, stadium, qendra qytetesh etj, si ti teket atij me kulla, ky eshte shteti qe ka kriju ky skizofren

    2. Analistet politik analizojne procese te shumellojshme qe kane te bejne me shtetin dhe qeverisjen, pavaresisht disiplinave specifike qe preken nga keto analiza. Lubonjes nuk i duhet te dije detaje mbi llojin e pllakave qe do perdoren apo kendin e dritareve, po hilen e PPP ta nxjerr ne pah qe ta shohesh e te shqyesh syte madje.

    1. Po ka, se ne narcistet ndihemi te ofenduar dhe nuk e pranojme kete individ si tonin. Mund te jete skicofren, sociopat apo ndonje gje tjeter, po narcist nuk ka shans. Mos na e shumtoni llojin ju lutem.

  8. Rama vazhdo tu tall bolet me opinionistat e djathte qi mbshtesin shqupin .Duhet qi anal istat t formojn parti t re qi t jet Poli I tret qi t ngjaj me partin 5 yllat n Itali.Respekt per zigjur carin qi komento tamom si njeri I zgjut dhe nuk asht palle magjarit.Bravo zigjur na knoqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *