• |
ide | kryesore

Studimi amerikan/ A ndikon përdorimi i marijuanës te seksi?

Stil



Ekziston një stereotip se tymosja e marihuanës shkakton impotencë seksuale.

Por, një kërkim shkencor ka shtyrë studiuesit të hedhin dyshime mbi këtë gjë. Sipas këtij studimi të botuar në “Journal of Sexual Medicine”, vitin e kaluar, përdorimi i marihuanës shoqërohet me frekuencë seksuale në rritje.

Me fjalë të tjera, njerëzit që përdorin marihuanë, bëjnë më shumë seks sesa ata që nuk përdorin dhe kjo për rreth 20% më shumë.

Ekipi nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni analizoi të dhënat nga mbi 28 mijë gra dhe 22 mijë burra të cilët u anketuan nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Rezultatet treguan se nuk kishte asnjë bazë në idenë se kanabisi redukton epshin, pasi nuk kishte lidhje midis përdorimit të tij dhe funksionit seksual.

“Përdorimi i shpeshtë i marihuanës nuk duket të pengojë motivin seksual ose performancën. Nëse ka ndonjë gjë që lidhet atëherë është frekuenca e rritur e seksit”, – tha Michael Eisenberg, autor i lartë i studimit dhe asistent profesor i urologjisë në Stanford.

Sipas Raportit Botëror të Drogave të Kombeve të Bashkuara, rreth 238 milionë njerëz përdorin kanabis në mbarë botën. Në Amerikë, 9 shtete kanë legalizuar marihuanën për përdorim rekreativ për të rriturit mbi moshën 21 vjeçare, ndërsa marihuana mjekësore është legale në 30 vende të tjera.



2 Comments

  1. Tani qe u legalizua canabis ne Usa dhe Canada cfare s’do te degjojme per te mirat e saj. Se Coca Cola e dime qe eshte ushqimi me i mire ne bote….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *