• |
ide | kryesore

Video/ Asensio dërgon Real Madrid në vend të parë për 24 orë

Sport, Video



Real Madrid merr fitoren e cmuar me një gol të Asensio në minutën e 41, që e dërgon provizorisht në vendin e parë të La Liga, të paktën deri kur Barcelona të zbresë në fushë kundër Girona, gjithnjë nëse katalanasit nuk e humbasin ndeshjen në Kamp Nou. Nuk ka qenë e lehtë për merengues përballë skuadrës tjetër katalnase, por goli i shënuar i con në 13 pikë, një më shumë se Barcelona (një ndeshje më pak). Asensio ndëshkon kështu ish-skuadrën e tij me golin klasik të ish-it.

Alaves është padyshim surpriza e këtij sezoni. Skuadra që shkarkoi sezonin e kaluar ish-trajnerin i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi në tentativë për të mbijetuar, ka tashmë 10 pikë dhe pozicionohet e treta, pas suksesit 1-5 ndaj Rayos.

Bën detyrën Atletico Madrid, që shkon të fitojë në transfertën e Getafes, ndërsa spektakolar ishte barazimi mes Celta Vigo dhe Valladolid, skuadrës së presidentit Ronaldo da Lima.

NDESHJET
Rayo Vallecano 1 – 5 Deportivo Alaves
Celta Vigo 3 – 3 Real Valladolid
Eibar 1 – 0 Leganes
Getafe 0 – 2 Atletico Madrid
Real Madrid 1 – 0 RCD Espanyol

KLASIFIKIMI
1 Real Madrid 13
2 Barcelona 12
3 Deportivo Alaves 10
4 Celta Vigo 8
5 Atletico Madrid 8
6 RCD Espanyol 7
7 Real Sociedad 7
8 Getafe 7
9 Girona 7
9 Eibar 7
11 Athletic Bilbao 5
12 Real Betis 5
13 Levante 4
14 Sevilla 4
15 Villarreal 4
16 SD Huesca 4
17 Valencia 3
17 Real Valladolid 3
19 Rayo Vallecano 3
20 Leganes 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *