• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gjiganti televiziv, reportazh për shqiptarët dhe Kadarenë

Lajme, Të fundit



Kanali i njohur televiziv gjermano-francez “ARTE” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku përmes tij ka prezantuar edhe Shqipërinë.

“Shqipëria, është një vend shumë i lumtur pranë Adriatikut dhe Jonit. Ky vend i vogël ka fshatra të lashta, mesjetare dhe osmane”, – nis rrëfimi i dokumentarit me kohëzgjatje prej 13 minutash.
Gazetarët kanë udhëtuar në disa qytete që kanë shënjuar jetën e Kadaresë duke u ndalur në vendlindjen e tij Gjirokastër.

Ata vizitojnë shtëpinë e tij të lindjes, rrugicat ku ka ecur, banesën në kryeqytet dhe mjaft vende që kanë shoqëruar jetën e njeriut të madh të letrave. Më poshtë do të mund të ndiqni materialin e plotë të përgatitur nga kanali kulturor gjermano-francez “ARTE”. /tema



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *