• |
ide | kryesore

Xhafaj nga Twitter: “Forca e ligjit”, aksion në Tiranë, Shkodër e Holandë, disa të arrestuar

Lajme, Të fundit



Operacioni “Forca e ligjit” godet sërish. Kështu bën të ditur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter.

Ndonëse nuk jep detaje, ministri deklaron se aksioni policor është zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam, Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit. Por detajet do jepen sot në orën 10:00 nga Policia e Shtetit.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.
Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.



10 Comments

      1. Ne historine tone gjithmone kane dale trendafilat bashke me gjembat . Po te shohesh dhe ne fisin tend to gjesh gjithmon nje trendafil dhe gjithmon nje gjemb qe gjakos emrin e fisit.

    1. Beteja me e madhe ishte lufta kunder droges dhe ne kte betej fitoi Policia e Shtetit tashme i ka ardhur rradha krimit per tu mundur dhe futur neper qeli

  1. Urrime shoku karafil i enverit. Nuk e dija qe Xhafa është bërë ministër i brendshëm i hollandës. Me siguri atë ne hollandë e ka shkarkuar pella i gjatë për performancë të dobët. Bën dy qytete në shqipëri dhe ne nje qytet europian shoku xhafa nën udhëheqjen e ndritur shkatërroi një grup kriminal duke arrestuar dy vete, ndërkohë që njërin e kishin gati në plazh para ca kohësh por ai ju lut mos tja prishnin qetësinë e pushimeve

  2. Nuk ka arsye ta fryj kaq shume. Nuk eshte ndonje zbulim kaq i madh. Belget kane te pakten 6 muaj qe ulerasin me te madhe. Ai sa mire qe erdhi ne TR, se ne Shkoder qe bie ne Serbi xhafa se arrestonte dot.
    Duhet hequr dore nga keto trumbetimet e medha , sikur cfare ka ndodhur . Eshte arrestuar nje person me precedent kriminal, i cili ka levizur lirshem, nuk eshte fshehur, ka bere deklarate dhe ne TV, i denoncuar forte dhe nga mediat e huaja dhe policia dhe prokuroria jone qe e arrestojne me vone se kurre.
    Ky eshte modeli liderit, perdorimi i rrjeteve sociale, lavazhimi i mendjeve, propogande e show dhe kur behet nje pordhe.
    Mendoj se Z.Xhafa, ka tjeter stature, ka mundesi per suportin qe ka ,te sillet ndryshe.
    Pastaj me kete situate kriminale kaq te renduar ne Shqiperi, te lidhur dhe suportuar kaq forte nga politika, jo vetem qeveritaret nuk duhet te bejne reklame, por duhet te fshihen si struci.

  3. Besa, Drini, Artani…ha ha ha emrat e te paguarve te Erion Bajges…
    Xhafaj po arreston konkurencen e te vellait!…Nuk ishte pare e degjuar qe Ministri I rendit te kete familjarin trafikant droge…Ti varesh ujkut melcine ne qafe!!!

  4. Ne demokraci Xhafa nuk mund te ishte kurre minister i brendshem ( me nje vella trafikant )

    Por sic duket qarte ne nuk jemi demokraci ,por jemi nje vend bashibozukesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *