• |
ide | kryesore

A do të ketë një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Eminem?!

Paparazzi, Slider



 

Rita Ora ka zënë së fundmi faqet e mediave kryesore për shkak të zhvillimeve në karrierën e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar se albumi më i ri, i quajtur “Phoenix”, do të hidhet në treg më 23 nëntor.

Por, gjatë intervistës që dha për “Capital Fm”, Rita nuk ka mohuar lajmet se në këtë album ka bashkëpunuar edhe me Eminem, por ka theksuar se bëhet fjalë për një reper shumë të madh. E pyetur nëse ky reper ka publikuar së fundmi një album të ri (Killshot), Rita i është shmangur përgjigjes.

“Nuk do të them asgjë për momentin”.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është publikuar edhe kënga e re e Rita Orës e titulluar “Let You Love Me”. Kënga po pritet mirë nga fansat e Ritës.

Një tjetër zhvillim pozitiv për këngëtaren shqiptaro-britanike është edhe fitorja në festivalin muzikor “PopJustice Twenty Quid”.

https://youtu.be/zttIyzuK6Ak



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *