• |
ide | kryesore

Video/ Anthony Joshua me hundë të thyer konfirmohet kampion i padiskutueshëm i botës

F1, Sport, Video



Anthony Joshua i mbijetoi një disfate të mundshme, për tu kthyer më pas si një kampion, për të shkatërruar Alexander Povetkin, duke ruajtur kështu titujt kampion botë të peshave të rënda.

Mbreti i WBO, IBF dhe WBA mbërriti në Wembley surprizisht ime mjekër, por i vendosur për të bërë ndeshjen të tijën. 21 ndeshje si profesionist 20 fitore me KO dhe asnjë humbje për Joshua, por që nuk e frikësoi Povetkin me kartvizitën e tij.

Povetkin mund të kishte marrë një fitore spektakolare që në raundin e parë, kur u duk se i shkaktoi Joshuas thyerjen e hundës, por britaniku rimori kontrollin e ndeshjes dhe e mbylli në mënyrë sensacionale, duke e rrëzuar rusin dy herë përpara gongut në raundin e 7.

Një duel spektakolar, sepse edhe Povetkin nuk u ndesh për ta fituar ndeshjen me pikë, por kërkoi KO që në fillim. E starti ishte mbresëlënës kur dy goditje të shkurtra e vendosën kampionin në pozita të vështira.

Me hundën të gjakosur Anthony Joshua i mjaftoi një raund i shtatë për manual për të shembur dy herë sfidantin, që i duhet dhënë respekt për nivelin e treguar në ring. Kombinimi e majtë e djathtë në dy raste bëri që 90 mijë të pranishmit në Wembley të duartrokasin akoma edhe një herë fenomenin Anthony Joshua.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *